GRANDEMALL

Kajtazi, Veselaj Gutaj e Kalludra, informohen për zbatimin e ligjit për mbrojtje nga diskriminimi

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherit anëtare të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Lirije Kajtazi, Luljeta Veselaj Gutaj dhe Mirjeta Kalludra, kanë vizituar sot Gjilanin, ku janë pritur nga nënkryetari, Arbër Ismajli, i cili shoqërohej nga kryesuesja Shpresa Kurteshi Emini dhe bashkëpunëtorët.

Deputetet e Kuvendit kanë parë nga afër se sa po zbatohet ligji për mbrojtje nga diskriminimi dhe ligji për barazi gjinore, duke adresuar pyetje të rreth buxhetimit gjinor, fuqizimin ekonomik, e me theks të veçantë edhe për trajtimin e personave me nevoja të veçanta.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ka falënderuar deputetet e Kuvendit për vizitën, ndërkaq ka theksuar faktin se falë vullnetit të kryetarit Haziri, Gjilani qëndron dukshëm më mirë në aspektin e emërimeve të larta, duke u besuar grave pozita të rëndësishme vendimmarrëse.

Uji Dea

Gjithashtu, Ismajli ka informuar deputetet se Komuna e Gjilanit i mbështetë me të gjitha kapacitetet organizatat joqeveritare, të cilat i trajtojnë personat me nevoja të veçanta dhe nënat pa përkujdesje.

Nga ana e tyre, deputetet e Kuvendit të Republikës, Lirije Kajtazi, Luljeta Veselaj Gutaj dhe Mirjeta Kalludra, kanë falënderuar përfaqësuesit e Komunës së Gjilanit për pritjen dhe gatishmërinë për t’i përgjigjur për të gjitha interesimet e tyre sa i përket zbatimin të ligjit për mbrojtje nga diskriminimi dhe ligjit për barazi gjinore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.