UBT

Policia në Anamoravë ka shqiptuar 1865 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 16.08.2024 – 22.08.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ “Rrethi” ka shqiptuar njëmijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë (1865) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

RCCOLA

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i njëzet e dy (22) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
• Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e tetë (28) ngasës,
• Shqiptuar tridhjetë e pesë (35) gjoba ndaj këmbësorëve në kuadër të projektit “Siguria e këmbësorëve për gjatë vendkalimeve të këmbësorëve dhe parandalimi i aksidenteve në trafik”.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/