Kadriu takon përfaqësuesit e “Handikos”, përkrah protestën e tyre

Gjilan – Sot prita në zyrë drejtorin e “Handikos” Gjilan z. Fatmir Shurdhani, me të cilin diskutuam për problemet me të cilat përballet kjo shoqatë ka shkruar Kushtrim Kadriu.
Postimi i plotë:
Fatmirësisht, kuvendi komunal para ca muajsh ka votuar një vendim për ndihmë financiare për këtë organizatë, por që ende nuk është zbatuar nga ekzekutivi lokal.
Për rrjedhojë, kjo organizatë ka ftuar një protestë për ditën e hënë. Protestë, të cilën unë si kryetar i kuvendit do ta përkrahë dhe do të jem bashkë me këtë kategori të respektuar të komunës sonë.