Hidromorava

Kadriu: Biblioteka e qytetit po bëhet jofunksionale ngase aktivitetet e komunës po e pengojnë atë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ky institucion, që nga dita e parë e hapjes së tij ( me paratë e Bashkimit Evropian, sesa për komunarët tanë kjo ishte vetëm një ëndërr e pabërë), vazhdimisht është bezdisur me organizime të komunës që nuk kanë aspak të bëjnë me të, e aq më keq po e pengojnë procesin e të mësuarit e të lexuarit të nxënësve e të studentëve si dhe, gjithashtu po i pengojnë punëtorët e bibliotekës të kryejnë punën e tyre ka thënë Kushtrim Kadriu.

Nuk dihet a është bibliotekë apo sallë mbledhjesh, sallë takimesh, sallë debatesh apo sallë promovimesh. Nuk ka periudhë kohore që lexuesit e punëtorët nuk pengohen (gjatë orarit të punës) nga zhurma, takime, llafe ne korridore, plot njerëz të ndryshëm, media, xhipa të zi, truproje, politikanë, deputet e ministra.

Hidromorava

Lexuesit, dhe ne punëtorët e bibliotekës jemi të teorizuar nga sjellja e kryetarit të komunës, i cili shumicën e aktiviteteve të komunës e ka zhvendosur në bibliotekë, qe besa edhe shumë shoqata e zhvillojnë aktivitetin e tyre aty, pa paguar fare. Punëtorët e bibliotekës përpos që po pengohen gjithashtu edhe po keqpërdoren ngase vazhdimisht iu kërkohet që ta përshtatin sallën e leximit, të bartin karriget sa andej e sa këndej, thua se ata janë hamej e jo punëtorë shkencor.

Unë do ta njoftoj edhe zyrën e BE-së në Prishtinë për këtë problem dhe do të kërkojë intervenim serioz e të shpejtë, në të kundërtën ky institucion shumë shpejt do të shndërrohet në sallë dasmash ka shkruar Kushtrim Kadriu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.