FITORJA

Kadriu: Alban Hyseni po e pengon punën e kuvendit duke mos miratuar kërkesat e legjislativit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në këtë mënyrë ai po e bllokon punën e kuvendit duke i pamundësuar zhvillimin normal të veprimtarisë së tij. Ai këtë po e bënë duke shfrytëzuar hapësira ligjore për të penguar miratimin e financave të kuvendit ka shkruar Kushtrim Kadriu.

Reagimi i plote:
Hyseni, nga raportet financiare, del se është shpenzuesi më i madh i parasë së qytetarëve të Gjilanit. Ai ka shpenzuar qindra mijë euro për dreka, darka, mëditje dhe udhëtime zyrtare të panevojshme dhe të kota, nga të cilat përpos shpenzimit në mënyrë të padhimbshme të parasë publike, nuk doli ndonjë rezultat.

Alban Hyseni ka refuzuar kërkesën e kuvendit për transmetimin e seancave të kuvendit, ka refuzuar kërkesën e kuvendit për t’i zëvendësuar fotografitë e dëshmorëve me të fotografi të reja, gjithashtu ai ka refuzuar të zbatoj ndarjen e mjeteve për një udhëtim zyrtar të paraparë të këshilltarëve komunalë.

Ai ka futur duart në buxhetin e kuvendit komunal duke shpenzuar për dreka e darka pa miratimin tim në shumën 1600€.

ARKATANA

Kryetari i komunës qëllimisht po e pengon punën e kuvendit për të mbuluar paaftësinë e tij për të drejtuar komunën. Paaftësia e tij për të drejtuar po e pengon jo vetëm punën e kuvendit por po i dëmton direkt edhe qytetarët e Gjilanit.

Me shumë gjasë, ai po habitet dhe po e xhelozon punën e mirë të kuvendit, pasi që gjatë kohës së kryesuesit të kaluar, kuvendi ishte aq jofunksional se rrezikohej edhe shkuarja ne zgjedhje.

Gjatë trevjeçarit sa Alban Hyseni është kryetar i komunës së Gjilanit nuk është bërë ndonjë punë për të thënë, por shumë shpenzime restoranteve. Për herë të parë shohim një kryetar që buxheti i kthehet në suficit, derisa e dimë që komuna jonë ka vuajtur dhe vuan shumë nga mungesa e investimeve, por që kryetari vendosë që të mos e shpenzoj atë.

I bëjmë thirrje kryetarit të komunës që t’i lë anash inatet e tij personale e politike dhe të koncentrohet në zhvillimin e komunës dhe në mirëqenien e qytetarëve se fundja, për këtë është zgjedhur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.