Kadriu: Alban Hyseni ka bllokuar buxhetin e Kuvendit, dëshiron ta degradoj edhe këtë institucion

Gjilan – Nuk miraton kërkesat tona, do që ta degradojë edhe kuvendin ashtu si ka bërë me komunën. Edhe pse Alban Hyseni premtoi se do të sillte pajisje të mira për transmetimin e seancave të kuvendit, kusht ky nga MAPL, edhe këtë në seancën e fundit, ai nuk i solli ato ka shkruar Kushtrim Kadriu.
Reagimi i plotë:
Buxheti i kuvendit është i bllokuar nga kryetari Hyseni. Ai po i prolongon kërkesat tona. Paratë e dedikuara për kuvendin nuk po mund të shfrytëzohen sepse, Alban Hyseni nuk po i miraton shpenzimet e kuvendit.
Edhe një herë dështoi një seancë e Kuvendit sepse, kushtet ligjore për transmetimin e mirëfilltë të saj munguan. Shpeshherë mjetet e Kuvendit përdoren për punët e ekzekutivit, që gjë nuk e kam penguar asnjëherë, por kur janë në pyetje punët e kuvendit, Alban Hyseni pengon në çdo mënyrë.