RCCOLA

Kadri Veseli inicion sfidën me video përkrahëse për Kombëtaren e Kosovës

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka realizuar një video përkrahëse për futbollistët e kombëtares së Kosovës, përmes së cilës i ka sfiduar edhe pesë persona tjerë të njohur për t’iu përgjigjur sfidës së tij me video të tilla në mbështetje të futbollistëve tanë.

“Puna ekipore është çelësi i suksesit dhe dëshmia më e mirë për këtë është Kombëtarja e Kosovës. Këtë video e bëra për ta konfirmuar përkrahjen e plotë për djemtë tanë dhe ju ftoj edhe juve ta bëni nga një, duke i sfiduar gjithmonë nga pesë persona. Suksesi vjen kur ne jemi të bashkuar. Të parët që i sfidoj janë: Agim Ademi, Driton Kuka, Besim Hasani, Geta Beqa dhe Kujtim Gashi. Përkrahe Kosovën!”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

https://www.facebook.com/214842955357585/posts/1349694001872469?sfns=mo

Mund të ju interesoj: