Uji Dea

Ka përfunduar renovimi i tërsishëm i shtëpisë së Zenel Hajdinit në Tupallë

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas më shumë se 30 vjet, kur familja e Heroit të Popullit Zenel Hajdinit kishin migruar nga Tupalla, ata kanë ndërmarr iniciativën për renovimi i tërsishëm të shtëpisë së heroit, emrin e të cilit e mbajnë me dhjetra rrugë e shkolla në Luginë, Kosovë e madje edhe në Maqedoni.

Një biografi e shkurtër e Zenel Hajdini, Hero i Popullit

Zenel Hajdini u lind më 191O në fshatin Tupallë te Medvegjes.

Mësimet e para i mori në shkollën e ashtuquajtur “tek Xhamia e Siarinës”

Një kohë punoi si ofiqarë në Medvegjë, Dallohej me një kaliografi (bukurshkrim) të jashtëzakonshëm.

Pas dy vitesh u regjistrua ne Medresën e Shkupit e cila kishte karakter fetar por në të cilen mësoheshin disa gjuhë të huaja dhe ku lëndët empirike zinin një vendë shumë të rëndësishëm. Pas diplomimit në Medresë u regjistrua në fakultetin e shkencave matematiko-natyrore në Beograd.

Gjatë vijimit të vitit të dytë të studimeve në Beograd plasën demostratat e njohura të marsit ku Zeneli mori pjesë aktive. Pas fillimit të luftës Zeneli ishte kthyer në vendëlindje për të vazhduar aktivitetin e vet si anëtar i shtabit për rejonin e Medvegjës.

Eshtë vrarë nga forca bullgaro-çetnike në vijën e parë të frontit në Gazdare më 07 mars 1942.

Po këtë vit në Kosovë u themelua aradha e pare shqiptare e cila për nder të emrit dhe veprës së tij u quajt aradha “Zenel Hajdini”.

Eshtë shpallur hero i popullit me 1953.

Emrin e tij e mbajtën dymbëdhjet shkolla fillore dhe të mesme (në Kosovë në Jabllanicë e ne Maqedoni ),kazerma, rrugë dhe sheshe.

Eco Higjiena

Disa nga këto shkolla dhe rrugë nuk e mbajnë më emrin e tij ngase serbët ua ndërruan pas luftës së Kosovës por ka edhe të tilla që fatkeqësisht ua ndërruan vet shqiptarët.

Veprimtaria:

Zenel Hajdini nuk ishte pajtuar që shqipëtarët të mbesin të pashkolluar dhe kështu të dominohen në aspektin intelektual nga bashlëvendasët e tyre serb.

Rrugën e tij tê shkollimit ua kishte preferuar edhe bashkëfshhatarëve të tjerë siq ishin Idriz Ajeti (akademik i njohur që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në lëminë e gjuhës shqipe), Zeqir Bajrami (profesor universiteti dhe një ndër autorët e parë të librit të gjeografisë në gjuhën shqipe)etj, të cilët vijuan mësimet në Medresën e Shkupit disa gjenerata më vonë.

Zenel Hajdnini disa herë kishtë pasur takime me intelektual nga Kosova si Rashid Deda (deshmor) nga Prizreni e të tjerë, nga të cilët kishte kërkuar që ta furnizonin me disa abetare që do ti merrnin në Shqipëri. Kjo ëndërr si edhe shumë të tjera i mbeti e pa realizuar.

Familja:Zeneli la pas shumë nipêr dhe mbesa të cilët sot jetojnë në Prishtinë e në diaspore (Francë, Gjermani,SHBA,Angli)

Këtu duhet theksuar patjetër emrin e Hashim Hajdinit (djali i vëllaut të Zenelit-Hajvazit) i cili u dallua në luftën e Kosovës duke dëshmuar edhe një herë se rrjedh nga një familje e madhe me traditë atëdhedashurie.

Hashimi luftoi në Fushë Kosovë deri në frymëne tij të fundit kundër hordhive policore dhe paramilitare serbe te cilët e kishin sulmuar në shtëpinë e tij me një makineri të paparë luftarake. Sipas dëshmitarëve këtu kishin gjetur vdekjen mbi dhjetë policë dhe paramilitarë serb, ndërsa perveq Hashimit këtu mbeten të vdekur edhe dy prindërit e tij Hajvazi dhe Gjyla.

Permendorja e Hashim Hajdinit sod eshte e vendosur para kuvendit komunal te Fushe Kosoves .

Zenel Hajdini u varros ne Fshatin e tij te lindjes ne Tupallë ku edhe sod e kesaj dite perkujtohet vepra e tij nga banoret lokale dhe nga nxensit e shkolles fillore qe mban emrin e tij qdo 7 mars.Dita e shkolles fillore ,,Zenel Hajdini” shenohet me 24 maj per hir te ditlindjes se Zenel Hajdinit./medvegjanet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.