Hidromorava

Mbahet akademi përkujtimore me rastin e vdekjes së sportistit gjilanas Tahir Murati

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Është mbajtur mbledhja përkujtimore e organizuar nga klubi i basketbollit Drita për ish basketbollistin dhe trajnerin e këtij klubi, Tahir Murati, i cili para tri dite ndërroi jetë në Francë, nga një sëmundje e rëndë dhe e pashëruar.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni është përlotur dhe nuk ka mundur fare të qet zë nga dhembshuria për ndarjen nga jeta e Tahir Muratit.

Hyseni tepër i emocionuar, duke ju kërkuar falje të pranishmëve, vetëm i ka ngushëlluar familjarët e ish trajnerit të tij, Tahir Muratit.

Në emër të KB Drita, të pranishmit i ka përshëndet Arben Bislimi, bashkë lojtar i Tahirit.

Ai ndër tjera ka thënë. “Lajmi për vdekjen e hershme dhe të papritur të Tahir Muratit, i ka tronditur thellë të gjithë njerëzit dhe kolegët që e njohën atë dhe që patën rastin të bashkëpunojnë me të, prandaj jemi mbledhur sot në këtë takim koomemorativ për t’a kujtuar dhe nderuar jetën dhe kontributin e mikut dhe basketbollistit të njohur gjilanas e kosovar Tahir Murati”.

Ai me përkushtim e me nder, pa u ndalë punoi në shërbim të sportit, në avancimin e vlerave sportive dhe në zhvillimi e rritën e basketbollit në Gjilan. Përmes kontributit dhe angazhimit të tij, basketbolli në qytetin tonë rreth vetit kishte mbledhur gjenerata të tëra, të cilët e ngritën lart këtë sport.

“Tahir Murati, qysh i ri ishte mishëruar me lojën e basketbollit dhe këtij sporti nuk iu nda as në kohët më të vështira për sportin kosovar, në kohën kur në vendin tonë tentohej të ngulfatet çdo aktivitet politik, kulturor, arsimor e sportiv”, ka thënë Bislimi.

Sipas tij, pikërisht në këto kohë, Tahir Murati dhe bashkëlojtarët e tij nuk u zmbrapsen, por shtuan aktivitetin dhe në këtë kohë ia arritën që klubin e tyre ta shpallin kampionë në nivel vendi.

ARKATANA

Aktiviteti sportiv i Tahir Muratit nuk pushoi as pas luftës dhe ai ishte pjesë e rritës së KB Drita, e cila tashmë po e mbushte sallën përplot. Tërë dijen jetësore dhe mësimet që i kishte marrë në sport, Tahir Murati më pas u angazhua që t’i përçojë tek gjeneratat e reja, gjithnjë duke kultivuar frymën sportive, të shoqërimit e të bashkëpunimit me të gjithë.

Ai dëshmoi vullnet e përkushtim të palëkundur. Angazhimi i tij ka lënë gjurmë të thella në basketbollin gjilanas.

Ai ka lënë mbresa të pashlyeshme te të gjithë ata me të cilët punoi e bashkëpunoi. Vdekja e tij e hershme ka lënë zbrazëti në sportin tonë dhe mungesa e tij do të ndjehet për një kohë të gjatë.

Ai punoi për basketbollin, për Gjilanin, fuqizimin e sportit dhe do të mbetet pjesë e historisë dhe e arritjes së sukseseve tona. Mbi të gjitha, ai e deshi familjen e tij, për të cilët punoi e sakrifikoi edhe atëherë kur sëmundja e rëndë e kishte kapluar.

Ai i dha familjes kurajo për jetë, fëmijëve të tij për t’u bërë nxënës të mirë, punëtorë, të zellshëm e qytetarë të ndershëm.

Kujtimi për Tahirin si njeri plot energji e pozitivitet do të mbetët gjithmonë në mendjett tona.

Ai do t’i mungojë miqve e shokëve, por më së tepërmi do t’i mungojë familjes, të cilën aq shumë e deshti, por e cila, ashtu siç i kishte porositur Tahiri do të gjejë forcë për të përballuar këto çaste të vështira.

Në emër të familjes një fjalë rasti dhe emocionues e mbajti , bija e tij, Florentina Ramizi, e cila i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje dhe organizimi të këtij përkujtimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.