Ju mirëpresim mërgimtarë!

Në prag të ardhjes së mërgimtarëve kosovarë në vendlindje, për t’i kaluar pushimet e verës, Ministra e Diasporës nëpërmjet një komunikate iu shpreh mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarëve, ndërkohë kërkon që për çdo problem ta njoftojnë ministrinë.
“Ministria e Diasporës ju uron mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm në atdhe!. Gjithashtu Ju lusim që çdo problem që hasni gjatë udhëtimit tuaj në Kosovë, qoftë përmes rrugëve ajrore apo atyre tokësore, ta paraqitni menjëherë në Ministrinë e Diasporës”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, për çdo problem, siç thotë MeD, që mund t’u krijohet mërgimtarëve gjatë qëndrimit në atdhe, ta njoftoni Ministrinë e Diasporës./Indeksonline/