UBT

Festë e letërsisë shqiptare në Vjenë

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Nga Anton Marku, Vjenë – Në njërën nga sallat koncertale, pothuajse në qendër të Vjenës, të stolisur me flamuj kombëtar dhe plisa të bardhë, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu” përmbylli edhe një vit të suksesshëm të veprimtarisë së saj.

Kësaj radhe, përpos anëtarëve të saj, këtë ngjarje e bëri edhe më madhështore pjesëmarrja e dy poeteshave të njohura nga Prishtina, Donika Dabishevci dhe Alketa Gashi-Fazliu.

Në fillim, të pranishmit i përshëndeti nikoqiri, Anton Marku, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, duke i dhënë fjalën Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Vjenë, Fate Velajt. Ambasadori, edhe vet shkrimtar, theksoi rëndësinë që ka arti në përcjelljen e mesazheve të paqes kudo në botë.

Aktiviteti letrar ishte e ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë në skenë dolën autorët shqiptarë nga të gjitha viset shqiptare në Ballkan, me banim në Austri. Kështu Violeta Allmuça lexoi poezitë “Njeri i dashuruar”, “Pas vetes” dhe “Gjakovë”, Kimete Krasniqi – Prebreza deklamoi vargje nga “Për këtë tokë – për këtë flamur” për t’i lënë radhën poetit veteran Zaim Toska, i cili recitoi poezitë “Veleshtes sime” dhe “Dëshmorëve të lirisë”.

Poetesha e re shkodrane Gabriela Mujaj mahniti publikun me ‘‘Pasqyrë” dhe ‘‘Polidhimtë” ndërsa kulmi artistik u arrit me interpretimin e Kimete Zahiti-Ternava të poemës së mirënjohur “Vranina” nga At Gjergj Fishta.

Në pjesën e dytë të mbrëmjes me librat e tyre së pari u prezantua Gjergj Kola me romanin “Bazilika e Gjergj Kastriotit”.

Një vështrim të shkurtër për librin për fëmijë të Angjelina Markut e lexoi Violeta Allmuça, duke e lënë vend autores që të lexojë disa fragmente të shkurtra nga libri i saj.

Ky eveniment u pasurua edhe me përmbledhjet me poezi “E gjithkoshmja andërr” të Donika Dabishevcit dhe “Gjarpëri i fqinjit” të Alketa Gashi-Fazliut.

FITORJA

E para u paraqit me një kumtesë dhe deklamoi vargje nga tri poezi nga libri, ndërsa e dyta iu përgjigj pyetjeve të bëra në një bashkëbisedim me udhëheqësen e programit, Kaltrina Durmishi, lidhur me motivet dhe inspirimin për të shkruar.

Performanca e të dy shkrimtareve të ardhura enkas për këtë eveniment nga Prishtina u duartrokit gjatë nga publiku i pranishëm.

Mbrëmjes i dhanë një sharm edhe më kombëtar këngët e interpretuara nga Blerta Ismajli, Mezzosoprano, shoqëruar në piano nga Vlora Melchard: |Ishte një ditë e muajit të majit”, “Tumankuqe” dhe “O vendi im”.

Publiku mirëpriti këtë manifestim letrar, i cili dëshmoi se edhe larg atdheut mund të promovohet kultura shqiptare, me fokus në letërsinë, me qellim të kultivimit dhe afirmimit të gjuhës shqipe në mërgatë.

Kryefesta e të gjitha festave të kombit, Dita e Flamurit, prapë bëri bashkë dashamirët e fjalës së shkruar, të cilët në vazhdimësi mbështesin autorët shqiptarë në Austri, duke i motivuar ata që të krijojnë vargje për vendlindjen, lirinë, dashurinë dhe jetën.

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ është themeluar në vitin 2011. Ajo është adresë e parë e krijuesve shqiptarë në Austri dhe pikë referimi për sa i përket letërsisë shqipe në këtë shtet. Duke u imponuar me një qasje serioze dhe kualitet në organizimin e më shumë se 70 orëve letrare dhe promovimeve të librave, ajo ka komunikuar në mënyrë shumë të frytshme me institucionet në nivel kombëtar, si Ministritë e Kulturës, të Arsimit dhe Diasporës, me Ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës në Vjenë, me shoqatat dhe individët e ndryshëm, etj.

Ajo po ashtu ka bashkëpunim shume domethënës edhe me organizatat austriake, sidomos me PEN Klubin e Austrisë dhe Lidhjen e Shkrimtarëve të Austrisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.