GRANDEMALL

Ju flet armata e LDK’së në Arbëri e Zabel, fitorja po bëhet sikur në kohën e Rugovës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Dy lagjet e mëdha të Gjilanit, Arbëria dhe Zabeli, i kanë dhënë sot mbështetje enorme kandidates së LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmanit dhe pesë kandidatëve për deputetë: Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44).

Kryetari i Shtabit të Degës, Arben Mehmeti, se kjo prezencë e madhe e simpatizantëve, nuk le për shumë fjalë, për të shtuar se ky është masovitet më i madh sesa i një lideri, jabanxhi, të një partie tjetër.

Në emër të këtyre nëndegëve ka folur, Avdyl Aliu, njëherit anëtar i Shtabit, i cili pohoi se kjo armatë e fuqishme është rikonfirmim i fitores plebishitare sikur në kohën e Rugovës dhe në të njëjtën kohë, deklasim për kundërshtarët politikë, përderisa e ka falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për mbështetjen e jashtëzakonshme.

Kandidati për deputet, Imet Rrahmani (35), i cili është edhe kryetar i nëndegës së Arbërisë, është shprehur tejet i emocionuar me këtë masovitet në këtë sallë të bukur që e ndërtoi kryetari Lutfi Haziri, në qeverisjen e tij.

“Ju falënderoj pafund për këtë përkrahje masive dhe për besimin që e keni për ne. Ju premtoj se do të jemi zëri juaj i fuqishëm në Kuvend. Këto dy lagje janë bërë pjesë të rëndësishme të Gjilanit me investimet e mëdha në qeverisjen komunale të kryetarit Haziri. Gjilanasit nuk do të mashtrohen nga ata që po i gënjejnë kinse për investimet në shëndetësi, e në fakt ata i kanë blerë 10 litra ngjyrë dhe po e shesin në opinion mashtrimin e madh”, ka thënë Rrahmani.

Kandidatja Lirije Kajtazi (6), u shpreh se ky është një besatim i madh për të ecur drejt fitores së madhe më 6 tetor, duke shtuar se do të bëhet ndryshim i madh për t’i dhënë shije lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës.

Kandidati Fatmir Rexhepi (20), i ka falënderuar për këtë mbështetje simpatizantët, duke thënë se Kosovës i duhet që më 6 tetor t’ia kthejmë demokracinë, derisa theksoi se borxh dhe mision më të madh Gjilani dhe Kosova nuk ka, për një besëlidhje të re për Vjosën kryeministre dhe ekipin e madh të LDK’së.

Kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi (21), tha se ashtu qysh po duket kjo sallë ‘rrastë’, në këtë mënyrë edhe do të fitojmë më 6 tetor, duke i falënderuar për këtë vullnet, angazhim dhe masovitet që në familjet gjilanase të jetojnë me dinjitet.

Kandidati për deputet, Faton Bislimi (44), gjatë adresimit para qindra simpatizantëve, tha se sonte i keni treguar jabangjive se vetëm dy nëndegë bëjnë më shumë njerëz e përkrahje sesa krejt partitë e tyre, ndërsa theksoi se ju e keni dhënë besën që më 6 tetor LDK do të shënoj fitoren sikur në kohën e Rugovës.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.