Eko Higjiena

Jemi subjekti i parë, fushatën do ta bëjmë si fitues

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Si koalicion fitues, me programin më serioz, me të nominuarin për Kryeministër, z. Ramush Haradinaj, AAK dhe PSD kanë bërë përgatitjet e nevojshme për fushatën zgjedhore që ka nisur sot. Ne besojmë që fitorja jonë në 6 tetor është e paalternativë, prandaj koalicioni ynë edhe fushatën do ta bëj si subjekt fitues, duke qenë se kemi çfarë të ofrojmë dhe kemi çfarë të dëshmojmë me 18 muajt e kaluar në qeverisje.

Në këtë fryme, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje të gjithë anëtarëve, kandidatëve dhe simpatizantëve të saj që përfshihen në fushatën e këtyre zgjedhje, që të kenë kujdes dhe të mos shkelin Rregullën Zgjedhore që përcakton dhe definon qartë mënyrën se si duhet bërë fushatën, e cila është nxjerrë duke u bazuar në ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

Rregulla Zgjedhore me nr 13/2013, rregullon organizmin dhe mbajtjen e tubimeve publike, përmbajtjen e materialeve të shtypura të fushatës zgjedhore, rastet e veprimeve para ditës së zgjedhjeve, rolin e pjesëtarëve të sigurisë gjatë tubimeve publike, rolin e KKZ-së, të drejtat e subjekteve politike dhe sanksionet.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shpreh gatishmërinë që të bashkëpunoj me të gjitha institucionet relevante për të siguruar një proces të rregullt zgjedhor.

Prandaj, AAK bën thirrje që fushata zgjedhore të zhvillohet në kushtet e një frymë demokratike, të barabartë, duke shpalosur programin qeverisës të koalicionit AAK-PSD, që përbën ofertën më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe jo me veprime të pahijshme që dëmtojnë procesin zgjedhor.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.