FITORJA

“Jam në formën më të mirë të karrierës, ofertat nuk mungojnë” – Muharrem Jashari flet për të gjitha nga Ukraina

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Mesfushori Muharrem Jashari po përjeton një periudhë fantastike në karrierën e tij, duke u kthyer në një nga yjet kryesorë të klubit ukrainas FC LNZ Cherkasy. Ai flet për mungesën në ndeshjet e Kosovës shkaku i kartonit të kuq, por edhe ofertat drejt tij dhe vendet ku do të donte të vazhdonte karrierën.

Mesfushori 25-vjeçar është shpallur pesë herë Lojtari i Muajit në gjashtë muajt e fundit, një dëshmi e formës së tij të jashtëzakonshme. Ai ka pesë gola dhe gjashtë asistime këtë sezon.

“Gjashtë muajt e fundit jam zgjedhur pesë herë lojtari i muajit në ekipin tim, dhe normalisht që jam shumë i lumtur për këto çmime individuale. Por kjo është edhe falë ndihmës së bashkëlojtarëve të mi. Jam në formën më të mirë të karrierës time deri tani”, ka thënë Jashari në një intervistë për Telegrafin.

Paraqitjet e shkëlqyera të Jasharit nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet e tjera. Futbollisti konfirmon se ka interesime konkrete, por momentalisht është i përqendruar te skuadra e tij aktuale.

“Po, është e vërtetë që kam oferta dhe interesime, por deri në fund të kampionatit jam shumë i fokusuar te ekipi im. Pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë,” u shpreh ai.

I pyetur për një destinacion të mundshëm në të ardhmen, Jashari nuk e fsheh dëshirën për të luajtur në liga të njohura evropiane.

Uji Dea

“Do të doja ta vazhdoja karrierën në vende si Holanda, Belgjika, Turqia dhe pse jo, edhe Italia. Do ta shohim gjatë verës”, deklaroi ai me optimizëm.

Për Jasharin, një nga zhgënjimet e fundit ishte mungesa në ndeshjet e fundit të Përfaqësueses së Kosovës, veçanërisht ndaj Islandës, ku Dardanët siguruan një fitore të rëndësishme.

“Të them të drejtën, më kanë munguar shumë ato ndeshjet me Kosovën. Jam në formë dhe kisha dëshirë të jem pjesë dhe të jap më të mirën time, por jam shumë i lumtur që kemi fituar dhe kemi kaluar në Ligën B,” deklaroi ai.

Edhe pse luan jashtë vendit, Jashari vazhdon ta ndjekë me interes futbollin kosovar dhe nuk e fsheh simpatinë e tij për disa klube.

“Do më vinte shumë mirë nëse Drita do të shpallet kampion dhe do të doja të isha pjesë e festës së tyre, sepse e kam parë më herët çfarë atmosfere bëhet në Gjilan. Po ashtu, do të dëshiroja që edhe Trepça ‘89 të rikthehej në Superligë, sepse e meriton dhe e di që ka një president shumë të mirë si Abedin Zeka,” përfundoi Jashari. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.