GRANDEMALL

Ismajli: Numri i të infektuarve me Covid ka shënuar rënie ditëve të fundit, por sfidë mbetet vaksinimi

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Për fat të mirë, pas një periudhe të rëndë pandemie, e cila erdhi si pasojë e tubimeve politike gjatë zgjedhjeve nacionale, ditëve të fundit ka një rënie të dukshme të numrit të të infektuarve në komunën e Gjilanit, por sfidë mbetet vaksinimi. Kështu ka thënë Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës, në takimin e sotëm të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ku ai ka paraqitur një informatë për gjendjen momentale të pandemisë COVID-19, e cila ka filluar prej më tepër se një viti.

Ismajli tha se pos hospitalizimeve në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, i cili ditëve të kaluar ka qenë i mbingarkuar me pacientë, ndihmë të vazhdueshme kanë dhënë edhe ekipet lëvizëse të QKMF-së, të cilat brenda një dite kanë ofruar rreth 80 shërbime ditore nëpër shtëpi të të infektuarve.

Aktualisht numri i rasteve pozitive ka rënë në 139, të shtrirë në spital janë 33 pacientë, ndërsa të shëruar rezultojnë 6600 persona.

Ai shprehu keqardhje që betejën me virusin e kanë humbur 140 persona, nga paraqitja e pandemisë e këndej.

Përndryshe, Ismajli tha se sfidë e vazhdueshme mbetet vaksinimi i popullatës, duke kërkuar nga qeveria që të shtojë përpjekjet për të siguruar dozat e nevojshme të vaksinave dhe të mos presim ndihma simbolike nga shtete tjera.

Sa i përket mundësisë për ndarjen e subvencioneve për rastet e prekura nga virusi, Ismajli tha se me gjithë vullnetin që kemi për t`i ndihmuar këto familje, mundësitë buxhetore të Komunës nuk e përballojnë një kërkesë të tillë, kur dihet se numri i të prekurve nga pandemia COVID-19 ka shkuar mbi 6 mijë, por ai i ka inkurajuar rastet e rënda, të cilat kanë nevojë për barna, që të lajmërohen në Drejtorinë e Shëndetësisë.

Mobi Casa

Halit Rexhepi, kryesues i KKSB, tha se edhe pse numri i të prekurve me virusin Covid-19 është në rënie ditëve të fundit, qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të vetëdijshëm që pandemia nuk do të zhduket, derisa nuk kryhet vaksinimi.

Përndryshe, sa i përket sigurisë, zëvendëskomandanti i Stacionit Policor në Gjilan, Naser Rrahmani tha se gjendja është e qetë dhe stabile.

Sa i përket pandemisë, ai tha se policia është e angazhuar në monitorimin e zbatimit të vendimit të qeverisë dhe institucioneve shëndetësore, duke nënvizuar se vetëm gjatë muajit prill janë shqiptuar 960 tiketa për mos mbajtje të maskës.

Ndërkaq, në lidhje me disa raste të thyerjes së objekteve të kultit, ai sqaroi se bëhet fjalë për vjedhje në 9 xhami dhe një kishë, që kanë ndodhur gjatë marsit. Për rastet e xhamive janë arrestuar dy persona të dyshimtë, derisa rasti tjetër është nën hetime, ka thënë Rrahmani.

Halit Rexhepi, kryesues i KKSB tha se policia duhet të jetë më transparente te rastet e tilla, të cilat mund të marrin ngjyrime politike dhe ndëretnike, duke kërkuar që në raportime të përfshihet edhe kriminaliteti, që sipas tij, në kohë pandemie ka pasur një rritje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.