Ismajli: Duhet ta avancojmë ndërgjegjësimin e publikut për Sindromën Down

Gjilan – Çdo vit, zëri i personave me këtë sindrom, si dhe i personave që jetojnë apo punojnë me ta, bëhet më i fortë. Ajo që duhet të na mbetet si garancë për të gjithë ne, është avancimi në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për Sindromën Down, duke u ofruar më shumë mundësi për pjesëmarrje, duke krijuar mjedise shoqërore, pranuese, respekti dhe pritshmëri të larta, të cilat duhet të jenë shumë efektive për këta persona ka shkruar Arbër Ismajli.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Sot, Gjilani shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Sindrom Doën. Komuna e Gjilanit bashkë me qendrën e kujdesit ditor “Pema”, kanë mbjellë 21 fidane në lagjen “Iliria” në shënim të 21 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Sindromin Doën.
Çdo vit, zëri i personave me këtë sindrom, si dhe i personave që jetojnë apo punojnë me ta, bëhet më i fortë. Ajo që duhet të na mbetet si garancë për të gjithë ne, është avancimi në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për Sindromën Down, duke u ofruar më shumë mundësi për pjesëmarrje, duke krijuar mjedise shoqërore, pranuese, respekti dhe pritshmëri të larta, të cilat duhet të jenë shumë efektive për këta persona.
Republika jonë, dhe të gjitha institucionet publike duhet të marrin hapa konkretë që të gjithë fëmijëve me Sindromin Down t’u sigurohen shërbime sa më adekuate, pa diskriminim, përkrahje familjeve, t’u sigurohet e drejta për arsim cilësor, shëndetësi dhe mirëqenie, sepse të gjithë fëmijët meritojnë mirëqenie dhe përkujdesje, pa dallime./rajonipress/