Fundamenti

Ismajli: 29 rastet e fundit në Gjilan, thirrje për kujdes të shtuar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, në takimin e mbajtur të Komitetit të Emergjencave ka kërkuar angazhimin maksimal të të gjitha institucioneve në monitorimin e gjendjes sepse 29 raste të reja që e çojnë në 199 numrin total të rasteve aktive, janë një thirrje për kujdes më të shtuar.

“29 raste të reja që sot janë konfirmuar pozitive janë një thirrje për kujdes maksimal dhe angazhim edhe më të shtuar të të gjitha institucioneve që këto raste të shkojnë gjithnjë e në rënie. Duhet të vazhdojmë ta luftojmë virusin me respektim të rekomandimeve të institucioneve të shëndetësisë për mbajtje të distancës, përdorim të masave mbrojtëse, kujdes më të madh për higjienën dhe shmangie të grumbullimit të njerëzve. Ju lutem shumë, të vazhdojmë t’i respektojmë masat anti-Covid-19 për ta ulur lakoren e infeksionit në zero”, ka thënë mes tjerash nënkryetari Ismajli.

Hidromorava

Ai, po ashtu, ka bërë të ditur se inspektorët komunalë janë duke kryer punën e tyre në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sikur që edhe shërbimet primare dhe ato sekondare janë duke punuar vazhdimisht, në kuadër të ruajtjes së shëndetit publik dhe zbatimit të vendimeve të institucioneve të shtetit.

Statistikat e përgjithshme në totalin e përballjes me pandeminë janë gjithsej 502 raste të shëruar plotësisht, 199 aktive, 29 të vdekur dhe 49 të hospitalizuar, derisa mostra në pritje janë 26./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.