Hidromorava

Ish studenti i UBT-së, Arafat Basha, po e ndërton Gjilanin me projekte moderne e inovative

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Arafat Basha që ka komplekset e njohura të quajtura “London Residence”, është sfiduesi i radhës, në përgjigjen e 11 pyetjeve të Rajonipress, që lidhen me cilësinë e ndërtimeve në Gjilan dhe zhvillimet tjera. Basha i cili fatmirësisht në këtë fushë është arkitekt thotë se meqë i përkas fushës së projektimit, projektues i objekteve jam personalisht, dhe çdo detaj në projekt e bazojmë në ligjet e ndërtimit, duke i përfshi në këtë rast edhe shkallet emergjente, pajisjen me gjenerator për mbajtjen në funksion të Ashensorëve dhe ndriçimit në hapësirat komunikuese në objekt derisa shton se të gjitha shitjet bëhen përmes kontratës noteriale, sepse kontrata e mbron klientin nga çdo defekt eventual, gjithashtu jemi treguar shumë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm edhe ndaj klientëve thotë ai.

“London Residence” shkëlqen në të gjitha pamjet e hyrje daljeve të qytetit të Gjilanit. Kjo është arritur fal profesionistit të fushës Arafat Basha, i cili tërë dijen dhe përvojën e fituar në Universitetin e UBT-së, e ka demonstruar në arkitekturën moderne të objekteve afariste e banesore në Gjilan.

Basha po e ndërton Gjilanin me projekte moderne dhe inovative, të përshtatura edhe sipas standardeve evropiane.

Arafat Basha me shumë kënaqësi i është përgjigjur 11 pyetjeve të Rajonipress.

Rajonipress: Cili është investimi i kompanisë tuaj pas luftës në fushën e ndërtimit në Gjilan?

Arafat Basha ( London Residence) – Që nga Viti 2018 deri me tani, kemi finalizuar 4 objekte, Afariste Banesore të cilat janë të banueshme me një sipërfaqe rreth 14000m2, tani jemi në ndërtim e sipër edhe të 8 objekteve me sipërfaqe rreth 60 000m2.

Rajonipress: Cilat janë problemet që keni hasur gjatë veprimtarisë tuaj në raport me institucionet qendrore dhe lokale?

London Residence: Probleme kishim vetëm vitin e parë, pas ndërrimit të qeverisjes komunale, por pas një viti gjithçka është rregulluar sa i përket marrjes së lejeve ndërtimore.

Rajonipress: Cilat janë problemet evidente në raportin blerës – shitës?

London Residence: Problemet që na janë shfaqur viteve të fundit është pas udhëzimit administrativ për reciprocitet me banorët e shteteve tjera, në ketë rast të Kosovës Lindore dhe blerësit me pasaporta të huaja.

Rajonipress: Cili është defekti më i madh që keni hasur tek blerësit tuaj dhe si bëhet pagesa e blerjes së banesave, kesh apo përmes Bankës?

London Residence: Nuk do të veçoja ndonjë defekt nga blerësit, përveçse në disa raste ka vonesa në pagesa, ndërsa gjitha pagesat kryhen përmes transfereve bankare.

Rajonipress: A i përmbaheni kritereve dhe marrëveshjeve kontraktuale gjatë realizimit final të shitjes së banesave?

London Residence: Të gjitha shitjet behën përmes kontratës noteriale, dhe kontrata e mbron klientin nga çdo defekt eventual, gjithashtu jemi treguar shumë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm ndaj klientëve.

FITORJA

Rajonipress: Cila është porosia e juaj për bizneset si motra?

London Residence: Do të doja të ndërtojnë objektet me arkitekturë të qëndrueshme dhe modern, gjithashtu të respektohen planet rregulluese, por edhe gjatë ekzekutimit të projektit t`i përmbahen projektit.

Rajonipress: Çka do të veçonit tek pronarët tjerë, ku janë defektet?

London Residence: Të përzgjedhin projektet me materiale të qëndrueshme, dhe arkitekturë moderne.

Rajonipress: A mendoni se shitja e banesave ka çmim të lartë në Gjilan apo është standard dhe nivel rajonal?

London Residence: Çmimet janë proporcionale me rritjen e kostos së ndërtimit, rritjen e përqindjes nga pronarët e tokave, gjithashtu parashohim ngritje të çmimeve nga viti 2026.

Rajonipress: A kanë studime fizibiliteti banesat e juaja dhe a posedojnë shkallë emergjente?

London Residence: Pasi unë personalisht i përkas fushës së projektimi, projektues i objekteve jam personalisht, çdo detaj në projekt e bazojmë në ligjet e ndërtimet, duke i përfshi në këtë rast edhe shkallet emergjente, pajisjen me gjenerator për mbajtjen në funksion të Ashensorëve dhe ndriçimit në hapësirat komunikuese në objekt.

Rajonipress: A keni ndonjë padi apo akuzë në Prokurori dhe Gjykatë nga blerësit?

London Residence: Jo nuk kemi probleme me ligjin.

Rajonipress: A jeni të pajisur me leje ndërtimore, studim të fizibilitetit dhe pranime teknike?

London Residence: Të gjitha objektet tona janë të pajisura me leje ndërtimore, dhe objektet e përfunduara janë pajisur me certifikata të përdorimit, “Pranim Teknik”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.