Isa Jakupi, një artdashës e veprimtar i madh i artit muzikor tek ne

Gjilan – Isa Jakupi ka një “vepër” të madhe në artin muzikor. Ai është jo vetëm pedagog, por edhe kultivues e krijues i këngëve të zhanrave të ndryshëm. Ai Isa është autor i shumë këngëve për të rritur e për fëmijë. Ai bën komponimin e këngëve dhe melodive të këtij arti. Ai gjer më sot ka komponuar mbi 30 këngë. Puna e tij si pedagog është plot me meritë. Ai e ka “krijuar” një personalitet në jetën e artit muzikor. Shpeshherë, si pedagog i vjetër, është paraqitur në revistën pedagogjike “Shkëndija”me ndonjë trajtesë nga arti muzikor. Arti për te është gjë e shenjtë.
Arti është madhështi në jetë. Ai dhe vetëm ai i bën njerëzit të jetojnë më gjatë dhe me pak brenga. Pse jo? Ai e “freskon” shpirtin e njeriut. Është madhështor. E pushon botën, njerëzit. Kur mbaron fjala, fillon muzika – ka thënë artdashësi i madh i muzikës, Hoffmann. Kjo ka jetë. Kjo është një e vërtetë e artit.
Arti muzikor është gjë jo vetëm e bukur, por edhe shumë joshëse për njeriun. Me artin e muzikës njerëzit jetojnë, por edhe shërohen nga dhembjet, nga plagët… Bota do të ishte jo e “dashur” pa artin e muzikës. Njeriu, duke dashur artin muzikor, ka krijuar vepra të mëdha për vetveten, por edhe për të tjerët. Sa bukur tingëllon arti i melodisë, arti i shpirtit e i zemrës. Sa e sa e duan këtë art magjik.
Kaherë kësaj rruge të artit është nisur edhe Isa Jakupi, profesor (pedagog) në Shkollën fillore të Muzikës “Prenk Jakova” në Gjilan. Ai është një figurë e dalluar e artit muzikor. Isa Jakupi është nga Gjilani. Rrjedh nga një familje me traditë të hershme e të pasur atdhetare. I ati i tij, Tefiku, ishte njëri ndër arsimtarët e parë në komunën e Gjilanit. Ai ishte i pari që themeloi shkollën fillore në Desivojcë, komuna e Dardanës e në Malishevë të Gjilanit. Ishte njeri që e deshi shkollën kombëtare shqipe.
Si i tillë, edhe pasardhësit e tij i edukoi në frymën e arsimit kombëtar. Është nga një familje arsimdashëse. Kjo familje ka shumë intelektualë. Isa Jakupi është nga ata që eci rrugës së babait të tij, i cili sot ka bërë emër në artin muzikor. Ai kreu shkollën fillore në Gjilan, ndërsa në vitin 1957 regjistrohet në shkollën e mesme të muzikës në Prizren. Menjëherë filloi të punojë si arsimtar i muzikës në Shkollën fillore “Musa Zajmi”, të qytetit. Atë kohë, Isa pati vullnet të madh të punojë me shkollarët e rinj. Por, nuk u pajtua vetëm me këtë shkallë të shkollimit. Sikur e ndjeu vetën “keq” të rrijë pa kryer ndonjë shkollë të lartë.
Dhe, në vitin 1964, ai regjistrohet në Akademinë e Muzikës në Beograd, në seksionin e Teorisë së këtij arti. Këto studime i kreu me kohë dhe me sukses të dalluar. Menjëherë, Isa Jakupi e filloi punën si pedagog i muzikës në Shkollën Normale “Skënderbeu” në Gjilan. Ishte kjo kohë kur mungonte kuadri për lëndën e artit muzikor.
Gjer sa ishte student në Beograd, ai njihet me kolegët e artit muzikor, si me: Musa Piperkun, Rexhep Munishin, Luigj Gomilën, Mejdi Bajrin, Dashnor Zërzën, Bahtir Shehollin, Gjergj Kaçinarin, Esat Rizvanollin e me shumë të tjerë. Ata, si studentë shqiptarë, bashkëpunuan me Shoqërinë e Studentëve “Përpjekja”.
Këta pedagogë të artit nga Kosova ndoqën rrugën e muziktarëve të afirmuar të asaj kohe, si: Isak Muçolli, Bahri Cela dhe Qazim Uruqi. Por, me themelimin e shkollës fillore të muzikës në Gjilan, më 1979/80, Isa Jakupi e Xhevat Ismajli, (tash i ndjerë), janë të parë që e hapën këtë shkollë të artit dhe nuk kursyen asgjë nga veti për arsimimin e të rinjve në këtë shkollë të dijes e të jetës. Ata, sot këtu po i zbulojnë dhe afirmojnë talentët e rinj nga arti muzikor. Plot gjashtë vjet me radhë Isa Jakupi e udhëhoqi shkollën në fjalë. Dhe jo vetëm kaq.
Isa Jakupi ka një “vepër” të madhe në artin muzikor. Ai është jo vetëm pedagog, por edhe kultivues e krijues i këngëve të zhanrave të ndryshëm. Ai Isa është autor i shumë këngëve për të rritur e për fëmijë. Ai bën komponimin e këngëve dhe melodive të këtij arti. Ai gjer më sot ka komponuar mbi 30 këngë. Puna e tij si pedagog është plot me meritë. Ai e ka “krijuar” një personalitet në jetën e artit muzikor. Shpeshherë, si pedagog i vjetër, është paraqitur në revistën pedagogjike “Shkëndija”me ndonjë trajtesë nga arti muzikor. Arti për te është gjë e shenjtë.
Gati, si na tha në një bisedë rasti, të gjithë fëmijët e familjes së tij merren me art. Djali i tij, Kushtrimi është profesor i artit muzikor, vajza, Albina po ashtu është studente e muzikës në Prishtinë etj. Kjo është kënaqësi. Por, Isa Jakupi është një pedagog i urtë e shumë punëtor. Ai ka studiuar violinën, por i bie edhe instrumenteve tjera të muzikës. Ai ka “vesh” të madh e të ndjeshëm për artin e melodisë, artin e këngës…
Kur e pyesin se si i arriti të gjitha këto “projekte”, ai shton se jeton me artin e bukur. Ai, si artdashës i madh, nuk ka lënë asnjë festival të muzikës që nuk ka marrë pjesë. Gjer më tani ka marrë pjesë në “Akordet e Kosovës” 1967 në Prishtinë, në Festivalin e fëmijëve në Gjakovë, në Festivalin e këngëve “Kosovarja këndon” në Ferizaj, “Ylberi” në Shkup, dhe se fundi dëgjohet kënga e shikohet në “Shoufest”.
Ky artdashës i madh i muzikës ka komponuar albume të shumta të këngëve për fëmijë, si Besart Berisha, Nazmije Selimi, Gentiana Syla dhe së fundi albumin e këngëtares së njohur e të afirmuar nga Gjilani, Fehime Salihu. Nuk kalon ditë që këto këngëtare të mos jenë në ekranet televizive në ato qendrore e gjer ato lokale në Gjilan. Kjo është merita e pedagogut muzikor, I. Jakupit, i cili është autor i këngëve:”Sy jeshile, gojë sheqere”, “Letra e ushtarit”, “Shkollares fshatare”, “Zenel Hajdini” etj. Këto këngë i këndojnë solistët e njohur të estradës kosovare: Shpresa Berisha, Shahindere Bërlajollil, Shaban Gjekaj, Lilana Çavolli etj. Me këngët e e komponuara për të vegjëlit, I. Jakupi ka marrë pjesë pothuaj në të gjitha festivalet në Kosovë, Shqipëri, Shkodër, Maqedoni etj.
Me artin e muzikës Isa Jakupi ka filluar të mirrej nga bangat e arsimit të mesëm. Në fillim ai komponoi këngë të muzikës popullore e më vonë këngë për fëmijë. U paraqit për herë të parë në festivalin “Akordet e Kosovës”1967 me këngën: “Si s’po më beson, moj vashë”. Por, sukseset nuk munguan të tij. Në festivalin “Kënga shqiptare”, Isa mori pjesë dy herë, në Gjakovë po ashtu u paraqit dy herë me këngën e melosit popullor etj. Për sukseset a arrita në këtë art, Isa Jakupi është shpërblyer “Pena e artë” për këngën “Shkollarës fshatare”, ndërsa shpërblimin e dytë e mori disa herë për këngët: “Sorkadhja”, “Nën hije të mallit të pres”,“Në shpirt më ngjallet një dëshirë”, “Dasma në malësi” etj. Shpërblimin e parë e mori me këngën për fëmijë “Treni”. Pra, Isa Jakupi është një pedagog i dalluar i kulturës së artit muzikor tek ne. Me këtë rast, i uruam shumë suksese të tjera./tefik selimi/rajonipress/