Uji Dea

Intervistë me Daniel Serwer: A duhet të shkojë Presidentja Jahjaga në Beograd?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Analisti Daniel Serwer konsideron se vizita e Ministrit të Jashtëm në largim Enver Hoxhaj në Beograd, është pjesë e normalizmit të raporteve Kosovë-Serbi. Ai shpreson se vizita të tilla, në Prishtinë dhe Beograd, do të bëhen rutinore. Por, kur është fjala për ftesën që i është bërë Atifete Jahjagës, për të shkuar në Beograd nga Komisioni Trilateral, Serwer thotë se në ky event është më shumë për kryeministra dhe se aty nuk ka ndonjë President tjetër.

Express: Ministri i Jashtëm i Kosovës morri pjesë në një konferencë në Beograd duke u bërë kështu zyrtari I parë I lartë që viziton Serbinë pasi Kosova shpalli pavarësinë. Kjo ndodhë edhe pas incidenteve të ndeshjen e futbollit në Beograd? Si I shihni këto zhvillime?

D.Serwer: Është një gjë e mirë që Ministri i Jashtëm morri pjesë në një konferencë rajonale në Beograd. Kjo është pjesë e normalizimit të raporteve ndërmjet fqinjëve. Shpresoj se vizita të tilla edhe në Prishtinë edhe në Beograd, do të bëhen rutinore.

Express: Është paksa e çuditshme që në të njëjtën kohë kemi valë nacionalizmi dhe deklaratave të ashpra që u nxitën nga ndeshja e futbollit dhe raporte të mira fqinjësore në një konferencë në Beograd. Si e shpjegoni këtë?

D.Serwer: Në secilën shoqëri demokratike ka njerëz me pikëpamje të ndryshme. Stadiumet nuk janë vende ku I gjeni njerëzit më të moderuar. Është e rëndësishme që politikanët më të moderuar janë më të prirur drejt mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, pavarësisht se çfarë ndodhë në stadium. Luftërat kanë mbaruar. Koha është për paqe dhe prosperitet.

Mobi Casa

Express: Presidentja Jahjaga ka marrë një ftesë për të marrë pjesë në një konferencë në Beograd. A mendoni se Presidentja duhet të shkojë në Beograd?

D.Serwer: Kjo nuk është një ftesë nga një president ose ish-president, po ashtu as nuk ka indikacione se do të ketë edhe presidentë tjerë aty. Tema aty është më për qeveritë se sa për presidentët.

Express: Si e shihni ngërçin politik në Kosovë. A mendoni se mund të ketë zgjidhje shpejtë duke formuar një koalicion të ri siç sugjeroi Senatori Murphy gjatë vizitës së tij në Kosovë apo do të kemi zgjedhje të reja ?

Serwer: Nuk kam ide. Zgjedhjet e reja janë shumë të shtrenjta dhe konsumojnë shumë kohë. Por as zgjidhja me rezultatin aktual zgjedhor po ashtu nuk po dëshmohet e shpejtë. Një gjë e bukur që ka të bëjë me demokracinë, është se përfaqësuesit e qytetarëve të Kosovës do të vendosin për këtë çështje, pavarësisht pikëpamjeve të profesorëve dhe senatorëve nga Washington DC. Shpresoj se kjo do të vendoset shpejtë, pasi Kosovës i duhet Parlamenti i ri dhe Qeveria për të ecur përpara me punët e shtetit. Qytetarët u takon kjo e drejtë.