Fundamenti

Haziri: Ballafaqimi i Kurtit për anëtarësimin në KiE është humbje për Kosovën, por jo fitore për Serbinë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se ballafaqimi i kryeministrit të vendit, Albin Kurti, me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës është një dështim për Kosovën, por jo fitore për Serbinë.

Haziri e krahasoi kushtëzimin e ndërkombëtarëve në lidhje me anëtarësimin në KiE me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se sot, kjo situatë e ka kthyer vendin në vitin 2017.

“Kërkesë shtesë ka qenë prej BE-së ligji për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, por Kurti e ka shfrytëzuar për konsum të brendshëm dhe ia ka vonuar Kosovën liberalizimin 6 vjet. Kjo ka ardhur si kërkesë e NATO-s, për nevojën e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, s’ka pasur lidhje me Kosovën”.

FITORJA

“Nuk kemi mundur ta menaxhojmë sepse VV-ja dhe partnerët atë kohë të opozitës e kanë shfrytëzuar për konsum të brendshëm. Sot, situata me anëtarësimin në Këshillin e Evropës, e ka kthyer Kosovën në vitin 2017”, tha Haziri në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se Qeveria Kurti në tri vjet qeverisje ka pasur mungesë koordinimi me partnerët ndërkombëtarë në çështjen e interesit të përbashkët.

“S’ka pasur veprime të njëanshme, por situatat e reja që janë krijuar në Kosovë, janë krijuar jashtë koordinimit me partnerët. Koordinimin e vetëm e kemi pasur më 24 shtator në rastin e Banjskës kur u sulmuam nga grupi terrorist dhe reagimi ka qenë i koordinuar”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.