Fundamenti

Kurti me tre senatorët amerikanë në Mynih, flet edhe për Zbatimin e Marrëveshjes bazike dhe aneksit të Ohrit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka zhvilluar një takim me senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen, Pete Ricketts, Chris van Hollen dhe Chris Murphy.

Gjatë këtij takimi u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndër tjera Kurti u shpreh se për Kosovën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat dhe partner i pazëvendësueshëm.

Uji Dea

Përveç kësaj ata diskutan edhe për rregulloren e re të Bankës Qëndrore të Kosovës, mungesa e llogaridhënies për sulmin terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit nga Serbia dhe zbatimi i Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

Ndër tjera, Kurti theksoi se rregullorja nuk e ndalon dinarin, por parasheh valutën euro si mjetin e vetëm të pagesës në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi dhe në të njëjtën kohë rrit transparencën financiare dhe zvogëlon mundësitë e financimit të aktiviteteve kriminale.

“Përveç kësaj, ai i njoftoi për periudhën tranzitore të përqendruar në informim më intensiv të publikut dhe lehtësimin e zbatimit të lehtësuar të rregullores. Ai përmendi rastin e konvertimit të targave në tabela RKS, si shembull të gatishmërisë së integrimit të serbëve të Kosovës dhe dëshmi të mirë të kapaciteteve të institucioneve tona për të mundësuar dhe lehtësuar çdo proces në shërbim të tij”, thuhet në komunikatë.