Uji Dea

Interesimi për t’iu bashkuar Lëvizjes, është i madh

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në vazhdën e tubimeve dhe takimeve me gra dhe anëtarësimeve të shumta në Lëvizje, të shtunën është mbajtur takimi i radhës në Gjilan, ku u mirëpritën gratë dhe vajzat, të cilat gjatë këtij muaji i janë bashkuar Lëvizjes.

Interesimi për t’iu bashkuar Lëvizjes, sidomos gjatë muajit mars, ka qenë i madh gjë që po dëshmon fuqishëm përkrahjen dhe mbështetjen që Lëvizja po e merr nga qytetarët e Republikës.

Çështja e gruas dhe vajzave dhe problemet me të cilat ballafaqohen ato çdo ditë, janë të njëjta në çdo komunë, sepse institucionalisht është punuar për ta përmirësuar atë.

Mobi Casa

Këto problematika që rëndojnë mbi shoqërinë tonë mund të ndeshen suksesshëm vetëm nëpërmjet organizimit të përditshëm dhe atij strukturor ku gratë kanë fuqinë vendimmarrëse të barabartë me burrat.

Një hapësirë e barabartë ofrohet në organizatën tonë, ku mundësitë janë të barabarta për secilën dhe secilin. Prandaj edhe kemi anëtarësime të shumta në numër kaq të madh të grave dhe vajzave, sepse në Lëvizje ato po e gjejnë hapësirën për të lëvizur drejt një Republike për të gjithë thuhet në njoftimin e LVV dega në Gjilan. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.