Interesim i lartë për zgjedhjet në Bashkësi Lokale të Bujanocit

Zgjedhjet për anëtarët e Këshillit të Bashkësisë Lokale (B.L.) kanë ngjallur interesim të lartë në mesin e banorëve të fshatit Tërnoc
Vendvotimi i vetëm që është caktuar për këto zgjedhje dhe që gjendet tek çerdhja e fëmijëve në Tërnoc, ka një frekuentim të lartë.
Sadik Isenit kryetari i komisionit në këtë vendvotimin që përbëhet prej 6 anëtarëve, deklaroi se deri në orën 11:30 nuk ka pas asnjë problem dhe se vendvotimi është hapur me kohë.
“Interesimi është i lartë dhe nga gjithsejtë 1000 qytetarë me të drejtë votë deri në orën 11:30 kanë votuar 250 qytetarë”, i tha Titullit kryetari Iseni.
Siç shpjegoi Iseni banorët e Tërnocit mund të votojnë për 19 kandidatë nga 47 sa janë në listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të B.L. në Tërnoc.
Për lagjen e Strukarëve janë 11 kandidatë, Shteke 7, Haxhi Musa 7, Gashë 7, lagja qendër-Çovedar, Kalle, Agina, Drizaj 6 kandidatë, lagja e re Terzi-Leske 5, dhe lagja Xhafere, Tole gjithsejtë 4 kandidatë për anëtarë të Këshillit të B.L. në Tërnoc.
Në këtë vendvotim nuk pritet gjatë për të votuar edhe pse kohë pas kohe krijohen edhe radhë.
Përveç fshatit Tërnoc, zgjedhjet po mbahen edhe në Bashkësitë Lokale në Bilaç, Nesalcë, Dobrosin, Llucan dhe Bashkësinë Lokale të Bujanocit.
Në Bujanoc qytetarët janë duke votuar në zyrën e Bashkësisë Lokale e cila gjendet në ndërtesën e ish komitetit.
Gjatë ditës së djeshme zgjedhjet janë mbajtur në fshatin Breznicë, ku dega e Partisë Demokratike pretendon se me kandidatët e saj ka fituar rreth 80 për qind të votave./Titulli.com/