Fundamenti

Institucionet komunale dhe ajo policore në bashkëveprim për parandalimin e rreziqeve në trafik

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Është mbajtur sot një takim u organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, si dhe Drejtoria e Inspeksionit, me përfaqësues të policisë-Njësia rajonale e trafikut.

Ky takim kishte për qëllim vazhdimin e bashkëpunimit ndër institucional, në parandalimin e rreziqeve që vijnë në trafik, kryesisht parandalimin e aksidenteve të komunikacionit, kur kihet parasysh se numri i aksidenteve kohët e fundit ka shënuar rritje në nivel vendi.

Uji Dea

Gjithashtu, u diskutua edhe për përmirësimin e gjendjes së rrugëve, vendosjen e shenjave te komunikacionit, inspektimi e taksive etj.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe kapitene Sanie Kçiku, e Valon Osmani nga Policia rajonale në Gjilan, komandanti i Stacionit policor në Viti Afrim Halili, si dhe drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë Basri Aliu dhe ai i Inspekcionit Adnan Imeri. Pjesëmarrësit e këtij takimi të progresit, u dakorduan që të vazhdohet me takime të përbashkëta edhe në të ardhmen, në mënyrë që të jenë në koordinim sa më të mirë dhe të jenë sa më efektiv në terren./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.