Uji Dea

Haliti takohet me artistët vitias

/ 1 minutë lexim
ZN

Viti – Ishte kënaqësi që mbrëmjen t’a kaloj me artistët e komunës së Vitisë për fundvit, të cilët janë pjesa më e bukur e kulturës vitiase ka shkruar Sokol Haliti.

Sokol Haliti i cili edhe është kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit u ka thënë artistëve dhe pjesës së kulturës, se qeverisja e tij është përkujdesur gjithmonë, që Vitia të përfaqësohet në mënyrë dinjitoze në jetën kulturore.

ZN

“Kemi përkrahur e mbështetur shumë projekte të OJQ-ve, e shoqatave që merren me organizimin e jetës kulturore në Viti dhe u jemi gjendur afër, që ata të kenë mundësi të përfaqësohen me dinjitet kudo që kanë shkuar jashtë Vitisë” ka thënë Haliti./rajonipress/