Fundamenti

Incident në shtabin e Shaban Polluzhës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Qamil Llashtica – Shumë shqiptarë qenë mobilizua nga brigadat serbe të cilat e kishin pushtue Kosovën sërish në vjeshtën e vitit 1944. Këto brigada ishin dërgue në Drenicë me luftue kundër luftarëve të lirisë që drejtoheshin nga atdhetarët e mëdhej Shaban Polluzha e Mehmet Gradica.

Në fillim shqiptarët u lejuen me i mbajt kapuçat e bardhë në krye, kur e panë serbët se shqiptarët po e sabotonin luftën; i zbraznin armët në dhe ose përpjetë, banin me dorë ose me armë dhe kështu u tregonin luftarëve se cili ishte serb. Kur e pa komanda serbe se po vriteshin vetëm ata, atëherë shqiptarëve ua hoqën kapuçat.

Eco Higjiena

Derisa ende shqiptarët i kishin kapuçat në krye dy luftarë gjatë lëvizjeve të ndryeshme luftarake e kishin humbun udhën dhe kështu pa e ditun dhe pa u vrejtun hynë në shtabin e Shaban Polluzhës tue mendue se ishte shtab partizan. Me të hy mbrenda e bërtitun me za të naltë parullën e atëhershme “vdekja fashistit” (vdekje fashizmit). Menjiherë u kcyen rojet në qafë dhe i çarmatosën. Në këtë kohë Mehmet Gradica po rruhej dhe kur e ndëgjoi parullën e këtyne të shkretëve bërtiti me sa za që pat “fashisti ta q-ftë nanën – bjerni (sillni) këtu tua pres kryet me këtë brisk”, me briskun e rruzës (rrojës) që e kishte në dorë.

Kur e ndëgjoi zhurmën Shaban Polluzha doli nga zyra e tij dhe vuni rendin dhe qetësinë ndërsa këta i futi në zyre dhe filloi t’i pyeste se kush ishin, nga ishin, etj. dhe ma në fund u tha “mbasi ti e paske emnin tim—të dyve po ua fali jetën” dhe i lëshoi. Këta qenë Shaban Ibrahim Hasani nga Llashtica dhe Ali Arifi nga Velekinca (e vjetër) katunde të Gjilanit. Që të dy jetuen deri vonë, i kam njohun si paren e kuqe – njanin e kisha katundar e tjetrin e kishim mik shtëpie, sa herë e tregonin këtë rrëfim në odën e burrave nuk harronin pa thanë se ‘’mos t’ke Shabani –Mehmeti pat me na pre”!
Qamil S. Llashtica