ARKATANA

KPF-ja shqyrton projektbuxhetin 2027–2029, mbi 3.1 milionë euro për investime

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Komunës së Vitisë ka mbajtur mbledhjen e radhës, të udhëhequr nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi. Në mbledhje mori pjesë edhe zëvendëskryetari i Komunës, Hasan Aliu.

Në fillim të mbledhjes, kryesuesi Azizi propozoi përfshirjen e dy pikave shtesë në rendin e ditës: propozim-vendimin për miratimin e raportit të Komisionit për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësia natyrore dhe raportin e Drejtorisë së Arsimit për përfundimin e vitit shkollor 2025/2026 dhe fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027.

Sipas të dhënave të prezantuara nga Komisioni për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësia natyrore, dëmet e evidentuara vetëm në sektorin e bujqësisë në Komunën e Vitisë kapin vlerën prej mbi 1.2 milionë euro.

Një nga çështjet kryesore të trajtuara nga KPF-ja ishte edhe projektbuxheti për periudhën 2027–2029. Listën e projekteve të planifikuara për këtë periudhë e prezantoi drejtoresha e Financave dhe Zhvillimit Ekonomik, Milihate Ajeti.

Sipas prezantimit, vlera e përgjithshme e projekteve investive të planifikuara për vitet 2027–2029 arrin në 3 milionë e 142 mijë e 875 euro.

Fundamenti

Në mbledhje u shqyrtua edhe kërkesa për vendosjen në shqyrtim publik të projektit për Hartat Zonale Komunale të Vitisë 2026–2034, të paraqitur nga drejtoresha e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Zyrafete Rama.

Anëtarët e KPF-së shqyrtuan gjithashtu propozimin për shfuqizimin e vendimit për kthimin e mjeteve buxhetore në kategorinë ekonomike të investimeve kapitale.

Të gjitha pikat e trajtuara u miratuan nga anëtarët e KPF-së dhe pritet të procedohen për shqyrtim në seancën e radhës të Kuvendit Komunal të Vitisë, e cila pritet të mbahet javën e ardhshme.

Gjatë mbledhjes u trajtuan edhe çështje të tjera të parapara në rendin e ditës, për të cilat anëtarët zhvilluan diskutime dhe dhanë rekomandimet përkatëse./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.