ARKATANA

Ndryshimi nuk premtohet, realizohet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Besa Ismaili – Zhgënjimi pas zgjedhjeve është i kuptueshëm. Ai është pjesë e procesit demokratik dhe shoqëron çdo subjekt politik që merr seriozisht verdiktin e qytetarëve. Por mënyra se si reagohet ndaj humbjes e dallon pjekurinë politike.

Mobi Casa

Edhe këtu ka dy qasje të qarta:

  1. Ata që analizojnë, marrin përgjegjësi dhe punojnë për reformë.
  2. Dhe ata që zgjedhin justifikimet, fajësimet, kalkulimet dhe retorikën boshe.
    Qasja e parë është e vetmja rrugë për rikthimin e besimit qytetar. Vetëm puna e mirëfilltë politike, reflektimi i sinqertë dhe organizimi i brendshëm mund të prodhojnë rezultate.
    Qasja e dytë e thellon krizën dhe e largon subjektin nga realiteti dhe nga qytetarët.
    Ndryshimi politik nuk vjen me deklarata emocionale, por me veprime konkrete.
    Me punë të ndershme, pa alibi dhe pa kalkulime afatshkurtra.
    Me vizion të qartë, program serioz dhe përgjegjësi kolektive.
    Me disiplinë organizative dhe me respekt për votën e lirë.
    Partia Demokratike e Kosovës ka obligim politik dhe moral që nga kjo humbje të dalë më e konsoliduar, më demokratike dhe më afër qytetarëve.
    Sepse politika është shërbim publik.
    Dhe sepse besimi i humbur fitohet vetëm me punë, me dëshmi konkrete veprimi dhe jo me fjalë.
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.