Ibishi: Qytetarët të kanë dhënë besimin me qeverisë vendin, e jo me u sjell si “sulltan”

Gjilan – Nëse qytetarët ta kanë dhanë besimin për me qeverisë venin, duhet me u bo ma i përgjegjshëm dhe me reflektua pozitivitet e jo me u sjellë si “sulltan” i asaj nahije, ku ke marr besim, nuk ke asnjë të drejtë me e keqpërdorë besimin thotë Ibish Ibishi nga AAK.
Reagimi i plotë:
Me kon pjesë e kësaj situate të cilës politika – përfaqësuesit tan i kanë dhanë kahje degradimit, mbjellin veç urrejtje, manipulojnë, shpifin, rrejnë e mashtrojnë, shajnë e bëjnë etiketime të pa nevojshme, e që këto dukuri nuk e kanë ven në shoqërinë tonë kosovare, mej hap sytë n’tavan, mej shti veshët n‘lesh, me nejt n’kokërr shpine tuj bo statuse e llajka e mos me reagu nuk e arsyeton asnjë politikan, e as qytetar të përgjegjshëm dhe ndërgjegjshëm !
Nëse qytetarët ta kanë dhanë besimin për me qeverisë venin, duhet me u bo ma i përgjegjshëm dhe me reflektu pozitivitet e jo me u sjellë si “sulltan” i asaj nahije ku ke marr besim, nuk ke asnjë të drejtë me e keqpërdorë besimin.
Munin, manevrimet, veprimet e sakrifikimi deri te përballja e popullit shqiptar në krye me UÇK- ën në luftë kundër përbindëshit shekullor, gjeneratë pas gjenerate vetëm e vetëm për t’a p’shtu popullin shqiptar dhe venin pej zhdukjes, ne qytetarët nuk duhet me lejua asnjë politikan sot që në emër të përkrahjes me nëpërkamë, me nënqmu, mos me respektua vlera e punët e mira që janë ba për republikën tonë !
Kurrsesi nuk është e pranueshme qasja politike me tendencë zhdukjeje të historisë, munit dhe fakteve të bërjes dhe ndërtimit të republikës, përkundrazi politikani që ka pak përgjegjësi të arriturat i vlerëson, i respekton e i çmon.
Politikanët – përfaqësuesit në pushtet në paraqitjet e tyne është mirë me u bo realista, të përgjegjshëm e me kallxu pse nuk i kanë kry punët për të cilat na kanë pas shurdhu tu thonë kem me bo gjithçka që cepëm cep Kosovës qytetari me u ni shumë ma mirë, e jo me dalë para qytetarëve me ju majtë ders e me kallxu përralla t’dhive, pelave e elefantëve, e krejt muhabetin me përshtat qysh ka qef me ni përkrahësi, nuk kanë asnjë kuptim tjetër përveç me ju bo qefin përkrahësve, kjo ma s’pari duhet kuptu nënçmim për qytetarin pej anës politikanit masnej edhe papërgjegjësi mos me thanë edhe naivitet politik !
Njerëzit që kanë ikë viteve të fundit prej venit, duhet me kuptu se nuk kanë ikë shkaku i problemeve që kemi me armikun e mposhtur si ato në veri e gjithkund në ven, njëherë e përgjithmonë duhet kuptu se njerëzit po ikin shkaku i papërgjegjësisë politike e mos reflektim karshi halleve qytetare dhe fukarallakut të madh !
Si qytetar të kësaj republike nuk guxojmë me leju kërkonin prej politikanëve për interesa personale, klanore e partiake me na e nëpërkëmbë munin, me na nënçmua e me na degradu deri në pafundësi !
Mos të harrojmë se vlera e qytetarit është shumë e madhe ! Si qytetar dhe votus nuk duhet të kalojmë në tifozëri, që do të thotë edhe kur mungojnë të arriturat me duartrokitë, përkrahja sy mshelë kurrqysh nuk na qon në hajr !
Jo mor politikan mendjemadh, arrogant e i pa fe, nuk besoj se ke me pritë e me përcjellë e ti me met qaty ku je, besoj se ju politikanat keni me ardhë e me shku ndërsa ne qytetarët e tana feve këtu do të jemi përgjithmonë.
Mirëmet’shi !!!