UBT

I juaji nga burgu…

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ka kohë që s`jemi parë, unë në burg e ti atje… ta dërgova këtë letër, e ndoshta nuk më një.

Të kam lënë të re,
se ka vite që qëndroj,
në këtë burg të zi,
rininë time pe kaloj.

Dëshirova të çmallem,
po vëllau a është martuar ?
motrën si e kam,
babai a është vjetruar ?

Të voglën vajzë si e kam,
a po e ndjen mungesën time,
kam lënë dhe gruan,
ndjehëm fajtorë i jetës sime.

Unë jam i njëjti…
asgjë skam ndryshuar fare,
juve si ju kam,
po bukë, a po keni për idare ?
Toka a po punohet,
misri a po rritet,
më thuaj moj nënë,
e nesërmja a po pritet ?

Eco Higjiena

Rri në një terr të zi,
ka javë që jashtë nuk kam dalur,
mi kërkojnë emrat e shokëve,
dhe godasin pa ndalur.

Unë nuk flas,
se ti nënë më linde fisnik
dhe i tillë do mbetem,
i njëjti besnik.

Që pesë vite në çeli,
dhe dhjetë të tjera do i mbaj,
këto përmallime që ti shkruaj,
brenda vetës po i laj.
Mbetëm i juaji…
ai që në Tyxhec ka lindur,
ende i kam fjalët moj nënë,
që gjithmonë të kanë bindur.

I juaji nga burgu….

Fitim Kosumi- ( Poezi, kushtuar xhaxhait tim, Musli Kosumit, i dënuar politikisht, me 15 vite burg, nga ish regjimi i Serbisë ).