Fundamenti

I jashtëzakonshëm Xherdan Shaqiri, shkëlqen me het-trik në fitoren e Baselit ndaj Servettes

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Baseli mori një fitore komode me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Servettes në kuadër të javës së 15-të në elitën e futbollit zviceran.

Lojtari më meritor për këtë fitore të tyre ishte padyshim ylli shqiptar Xherdan Shaqiri i cili ishte autor i të tre golave të realizuar.

Shaqiri shënoi fillimisht një super gol në pjesën e parë për t’i dhënë epërsinë Baselit prej 1-0, rezultat me të cilin u mbyllën 45 minutat e para të këtij takimi.

Dy golat e radhës, Shaqiri i shënoi krejt në fund të takimit, më saktësisht në minutën e 91-të dhe në minutën e 92-të respektivisht për rezultatin përfundimtar 3-1 në të mirë të Baselit.

Mobi Casa

Për këtë paraqitje të jashtëzakonshme, 33-vjeçari u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes sipas Sofascore duke marrë notën 9.3.

Përveç tre golave të shënuar, Shaqiri gjithashtu pati katër pasime kyçe, dy driblime të kompletuara, shtatë duele të fituara dhe 27 pasime të kompletuara.

Me këtë het-trik, Shaqiri shkon në kuotën e pesë golave të realizuar këtë sezon në kampionat teksa ka shtatë asistime.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.