FITORJA

I dashuruari në jetën

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Poezi nga Demush Mehmeti

Dhe kur lart në kupë të qiellit mungon flakërimë e yjev
Rrezët dritë hëne natës i mungojnë
Dritë e neonit ndriçon zbehur
I dashuruari në jetën hapron përtej errësirës
Rrugët pa krye nuk e donë

Dhe kur s’ka streh ai s’ndihet i humbur
Natën vonë rri zgjuar
Përballë pallatit qëndron
Sytë hapur veojtonë si një dritë ndizët e një fikët
Ngritën lëshohen perdet e dritares
Duart fuqishëm i fërkon
Dëgjon qeshje ilaritet
Vaje fëmijësh gjëma të rriturish përzier

Kur i dashuruar në jetën flet krejt çakorduar
Syri tij pish errësirën vret
Lëpinë buzët e tija thatësirë shkretire
Dhe në arenë amullie ndihet hero
Thurrë më të bukurat ëndrra
Siç don e di vet

Mbush shpirin ngrohje të dashuris së hyjnishme
Nën kulmin e saj vallëzon
Vujtjet si nje
Ftohjet as nuk i bën hesap

THONË DO KTHJELLONË

Betohen thonë ujin do kthjellojnë do bënjë kristal
Të vetshpallurit misionar
Thonë e liga helmuese i ka ardhur fundi
Kokën vetit do ja ha
S’do ketë ku ta fshehë bishtin
Do ja këputë stina jonë

Thonë se t’urituri qen do i thehen dhëmbët
Tërbimi do i kaloi
Më s’do mundë të kafshoi as një njeri
Lehje kotësi me s’ka me pas

Thonë se mashtrimit ju shpalos rrënja
Symbyllje s’kamë pasë
Do dihet se kush ishte i ligu
E dimë kush kishte dhe ka djallin mik!

DHEMBJET E SHPIRT PRUSH

Nën hijen e pjegullës së dendur shtat shtrat shtrirë
Bashkëjetojnë ndritshmëri e përhimtësirë
Therrurr me rreze dielli
Thyer gjetheve zverdhur në stinë

Bistekut varur pingul lexohet jeta
Ëmbëlsirë përrallore të ngjitët në buzë
Tharrtira n’aj kapsëllit sytë
Shije mbetët hu

Rëndueshëm ulemi mbi stolin e stërvjetruar
Vështrim i ngulitur humbëtirë
Të ikurën e gllabron e përhirta me pahirë

E ndritshmja zbulon shenjat tonës moshë
Qepallat e rënduar mbi sy
Rrudhat e palosura poshtë tëndës nëngushë
Dhimbje shpirti prush

FIDANISHTJA

Erdhi e pritura kohë
Lutem dimrin ta ngrohë dashuri e tonës bimë
Me hirësin e tonës dashuri
Çdoherë përgjithnjë!

Ç’FAJ KEMI NE

Kur i ligu trembet nga ëndrra e vet frymë ligë
Shllugë errësire ja zenë frymën
Vetit ja nxjerrë sytë

Vallëzon në të vetën çmendinë
Ç’faj kemi ne
Trembet nga e vetja fobi

ZJARMI E PIKËDITËS

Jo kurrë s’kam bërë hop pa e kërcy gardhin
Dhe kur këmba në shteg mbetë na ka
Prapë ecëm s’jemi ndalë

Me më të bukurën ëndërr ram u zgjuam
Jermi nuk kemi folë
Dhe kur jemi dukur të heshtur konfuz
Piksynimin kishim të çartë

Të gjitha zjarmit e natës i mundëm
Me shpresën tonë gjallëri
Zjarmi e pikëditës së papritur kallë na ka

VET NA PATE LËNË

Dhe kur të qasemi s’di pse na shmang
E jona nënë

Gjykon e paragjykon
Se ne duam njerkën e stërnjerkën
S’kuptojmë

Koka jonë jo s’ka marrë erë
S’duam prehërin skëterrë

Ishim aty ku s’duhej të ishim
Vet na pate lēnë

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.