FIDANISHTJA

Hyseni viziton punimet e asfaltimit të rrugëve në Nasalë dhe segmentit të rrugës “15 Qershori” në Dardani

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me bashkëpunëtorët ka vizituar punimet e asfaltimit të rrugëve në fshatin Nasalë dhe të segmentit të rrugës “15 Qershori” në lagjen Dardania.

Hyseni, gjatë vizitës së punimeve në Nasalë, ka thënë se me asfaltimin e këtyre rrugëve atje, po e përmbyllin pjesën e projektimit dhe të asfaltimit të rrugëve përbrenda shtëpive dhe lagjeve të fshatit.

“Është projekt i cili është pritur gjatë, ndoshta më shumë se 20 vite. Sot është bërë asfaltimi i njërës prej tri pjesëve kryesore të rrugëve, ndërkohë që janë asfaltuar edhe rrugicat. Janë diku 1100 metër gjatësi të asfaltit e me gjerësi prej katër metra dhe në këtë formë fshatin Nasalë po e përmbyllim me pjesën e projektimit dhe të asfaltimit të rrugëve përbrenda shtëpive dhe lagjeve të fshatit. Është një praktikë e një qasje e re ku nuk premtojmë por vetëm punojmë dhe angazhohemi maksimalisht. I falënderoj banorët për pritjen dhe për durimin që e kanë pasur deri tash”, ka thënë Hyseni.

ARKATANA

Drejtori i Shërbimeve Publike, Mentor Mihovci, ka thënë se pas përfundimit të asfaltimit të segmentit të rrugës nga furra “Aroma” e deri te shkolla “Selami Hallaqi”, do të bëhet shënjëzimi horizontal dhe vertikal, ndërkaq parkingjet do të kthehen në formë të drejt.

“Siç e dini, në muajin korrik është përfunduar pjesa e parë nga rreth-rrotullimi i rrugës së Prishtinës e deri te furra “Aroma” dhe për shkak të pushimeve verore ne kemi qenë të detyruar që të mos i zhvillojmë punimet në këtë segment, me qëllim që të mos i pengojmë bashkatdhetarët tanë”, ka thënë Mihovci. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.