Fundamenti

Hyseni: Shtohen shërbimet shëndetësore në shtëpi me ekipe, infermiere e doktor

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Bashkë me ekipet mjekësore, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kanë bërë vizita shtëpiake tek pacientët të cilët nuk kanë mundësi të marrin shërbimet në qendrat mjekësore.

Për këto shërbime tash janë tre ekipe të përkushtuara – secili me dy infermiere dhe një doktor, derisa në të kaluarën ky shërbim kryhej nga vetëm një ekip i përbërë nga dy infermiere dhe asnjë doktor.
“Jam shumë i lumtur të ndaj me ju se kemi zgjeruar shërbimet paliative – vizitat në shtëpi për shtresën e ndjeshme të qytetarëve të cilët nuk kanë mundësi të marrin shërbimet në qendrat mjekësore”, tha Hyseni.

Më tej ai shton se: falë angazhimit tonë, tani kujdesi paliativ është në dispozicion shtatë ditë në javë, nga ora 07:00 deri në 20:00. Shërbim shëndetësor ndaj çdo qytetari, në çdo kohë dhe në çdo vend.

ARKATANA

I pari i Gjilanit, theksoi se në qeverisjen e kaluar ky shërbim kryhej nga vetëm një ekip i përbërë nga dy infermiere dhe asnjë doktor.

“Ndërsa tani ne kemi tre ekipe të përkushtuara – secili me dy infermiere dhe një doktor, ndërsa pas kësaj ore për shërbimin e patronazhit kujdeset ekipi i urgjencës”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i komunës, theksoi se rezultatet janë të jashtëzakonshme: vetëm muajin e fundit kanë realizuar 540 vizita, shumë më tepër sesa gjatë gjithë vitit më parë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.