GRANDEMALL

Hyseni, priti ambasadorin e Turqisë dhe ministrin Damka, diskutojnë për projektet e përbashkëta

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me nënkryetarin Kadir Hyseinin, kanë prit në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı dhe ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, bashkë me zëvendësministrin Elldin Uglarin dhe drejtorin e DPKZHR-së Ylber Çitakun.

Temë e bisedës ishin realizimi i projekteve të përbashkëta në të mirën e banorëve të Komunës së Gjilanit.

Alban Hyseni, tha se kishte kënaqësinë të pres në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

“Diskutuam për projektet e përbashkëta që do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të komunës sonë. Bashkëpunimi me institucionet qendrore dhe mbështetja nga partnerët ndërkombëtarë janë çelësi për një Gjilan më të zhvilluar”, tha Alban Hyseni.

Fundamenti

I pari i Gjilanit, tregoi se në këtë takim, i shprehu ambasadorit mirënjohjen e thellë për kontributin e çmuar të komunitetit turk në komunën tonë dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës ndër vite.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë Sabri Tunç Angılı, shprehu përkrahjen për projektet që fuqizojnë zhvillimin rajonal dhe thellojnë marrëdhëniet ndërmjet institucioneve lokale dhe ndërkombëtare.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, tha se qëllimi i vizitës ishte diskutimi i bashkëpunimit me Komunën e Gjilanit.

“Gjatë takimit u diskutua për ecurinë e projekteve aktuale, sfidat e implementimit dhe mundësitë për bashkëpunime të reja në të ardhmen”, tha Damka./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.