ARKATANA

Hyseni: Po i shtojmë fondit të pronave komunale qindra mijëra metra katrorë me vlerë milionëshe

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, janë miratuar dy vendime të rëndësishme për qytetarët e Komunës së Gjilanit.

I pari është vendimi preliminar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme ish-shoqërore, për nevoja të realizimit të projektit “Çerdhe e fëmijëve, hapësirë gjelbëruese dhe Infrastrukturë rrugore” në Gjilan.

Po ashtu është miratuar edhe vendimi preliminar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme që menaxhohet dhe administrohet nga AKP-ja, për nevoja të realizimit të projekteve “Varrezat e Fshatit” dhe “Fusha Sportive në Dobërçan”.

Me miratimin e këtij vendimi konfirmohet ligjshmëria e procesit të shpronësimit për realizimin e projektit: Varrezat e Fshatit dhe Fusha Sportive në Dobërçan të Gjilanit.

Pas miratimit të këtyre dy vendimeve nga ana e qeverisë, kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se kjo është hera e parë që Komuna e Gjilanit blen tokë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Mobi Casa

Sipas tij në total, po blejnë 121,421 metra katrorë (mbi 12 hektarë) nga AKP-ja. 9,020 metra katrorë në qendër të qytetit, ku aktualisht ndodhet çerdhja “Integj”.

“Për këtë pronë kemi paguar qira që nga themelimi i AKP-së në vitin 2008, fillimisht me 800 euro në muaj. Më vonë kemi arritur një marrëveshje për 500 euro në muaj. Në total, kemi paguar rreth 150,000 euro. Kjo pronë shumë shpejt do të kalojë në pronësi të Komunës së Gjilanit”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, tregoi se edhe 112,401 metra katrorë në fshatin Dobërçan, që do të shfrytëzohen për stadiumin e KF Studentit dhe për nevoja të tjera të fshatit e komunitetit.

“Përveç që paguam obligime prej mbi 11 milionë eurosh (kryesisht nga shpronësime të mbivlerësuara dhe pa projekte), tashmë po i shtojmë fondit të pronave komunale qindra mijëra metra katrorë me vlerë prej miliona eurosh”, tha Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.