UBT

Hyseni: Mbi 20 kilometra shtretër lumenjsh janë pastruar

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Po vazhdon pastrimi, thellimi dhe zgjerimi i shtretërve të lumenjve në Komunën e Gjilanit. Këto angazhime po bëhen me qëllim të parandalimit të dëmeve milionëshe nga vërshimet.

Këto ditë kanë vazhduar punimet në fshatin Zhegër, për të vijuar pastaj në zonat tjera.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se mbi 20 mijë metra shtretër lumenjsh janë pastruar deri tani. Së fundmi, është pastruar lumi në fshatin Zhegër dhe puna do të vazhdojë me lumenjtë e tjerë.

ARKATANA

“Siguria, parandalimi i vërshimeve dhe mbrojtja e mjedisit janë rezultatet e punës sonë”, tha Alban Hyseni.

Deri tash është bërë pastrimi, thellimi dhe zgjerimi i shtretërve të lumenjve Stanishor në Gjilan, Malishevë, Përlepnicë, Lladovë, përrocka në Kosaqë dhe Kmetoc, lumi te shkolla në Bresalc, kanali përgjatë rrugës së Kufcës, lumi te Isufajt dhe në Zhegër./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.