Prekëse: Dëshmori më i vogël i lirisë, errësira e mizorisë njerëzore i`a ndërpreu frymën ende pa u rritur

Gjilan – Urim Shabani e ka përkujtuar vëllaun e tij Lirim Shabanin i cili u mbyt nga forcat serbe si foshnjë tre javëshe më 13 prill 1999. Prehesh në dheun e Kosovës, tokës që për ty e shumë të tjerë është larë me gjak. T`i je dëshmia më e dhimbshme që edhe foshnjat nuk u kursyen nga barbaria. Por emri yt nuk do të harrohet kurrë. Je dhe do të mbetesh engjëlli ynë, dëshmori më i vogël i lirisë ka shkruar Urimi në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Në kujtim të vëllait tim, Lirim N. Shabani
23.03.1999 – 13.04.1999
Në këtë jetë erdhe si dritë, por fatkeqësisht, errësira e mizorisë njerëzore ta ndërpreu frymën ende pa u rritur. Ishte 13 prilli i vitit 1999, kur duart kriminale serbe të morën jetën, kur t`i ishe vetëm një foshnjë 3-javëshe një shpirt i pastër, që nuk i bëri askujt keq, por u bë viktimë e urrejtjes dhe dhunës.
Nuk patëm fatin të të njohim më gjatë, por dashuria për ty është e pafund. Çdo vit, çdo ditë, çdo frymëmarrje që jetojmë, do të jesh në zemrat tona si një kujtim i shenjtë, si dëshmi e padrejtësisë që përjetuam si familje, si popull.
Prehesh në dheun e Kosovës, tokës që për ty e shumë të tjerë është larë me gjak. T`i je dëshmia më e dhimbshme që edhe foshnjat nuk u kursyen nga barbaria. Por emri yt nuk do të harrohet kurrë. Je dhe do të mbetesh engjëlli ynë, dëshmori më i vogël i lirisë.
Pusho i qetë, Lirim, vëllai im!