Uji Dea

Hyseni: Dëshmorët u bënë themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja jonë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Për nderë të 25 vjetorit të rivarrimit të dëshmorëve të UÇK-së të ZOK-it, janë bërë sot homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit në Gjilan. “Dëshmorët janë ata që kanë ngritur flamurin e lirisë në lartësitë më të larta të historisë sonë”, tha Alban Hyseni.

Pos kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, për homazhe ishin edhe zv. ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla, deputeti i Kuvendit të Kosovës Luan Aliu, komandanti i Stacionit Policor në Gjilan Agim Lipovica, drejtorë, këshilltarë e zyrtarë komunalë, përfaqësues politik, ushtarakë të FSK-së e ish-UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve.

Alban Hyseni, tha se: një dëshmor është simbol i guximit, i dashurisë për atdheun dhe i përkushtimit të pakufishëm për lirinë e popullit.
“Dëshmorët janë ata që kanë ngritur flamurin e lirisë në lartësitë më të larta të historisë sonë”, tha Alban Hyseni.

ARKATANA

I pari i Gjilanit shtoi se: vlera e tyre qëndron në faktin se ata nuk luftuan vetëm për të sotmen, por edhe për të ardhmen, për brezat që do të vijnë.

“Nëpërmjet sakrificës së tyre, ata u bënë themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja jonë”, tha Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.