Hyrja e AAK-së në qeveri e dëmshme për vendin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në takimin e tretë me homologun e tij serb, Ivica Daçiq, në Bruksel, që është paralajmëruar se do të mbahet të martën e ardhshme, do të ndjehet shumë komod dhe më i relaksuar sesa në takimet paraprake, dhe këtë falë mbështetjes së liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Analistë politikë paralajmërojnë se pikërisht përafrimi i dy partive të dala nga lufta e UÇK-së, mund t’i “ndihmojë” veriut që të përfitojë një status të veçantë nga ai që ka momentalisht – gjë që do të arrihej gjatë bisedimeve Prishtinë – Beograd.

Shpend Kursani nga Instituti KIPRED, organizatë kjo e cila e pati paralajmëruar krijimin e “UÇK-qeverisë” për ta zgjidhur çështjen e veriut, thotë se të gjitha hapat momental të politikës kosovare po dërgojnë në jetësimin e skenarit të paralajmëruar, shkruan “Zëri”.

Mobi Casa

Ekziston rreziku që nëse bëhet një aleancë mes PDK-së dhe AAK-së, atëherë ky kundërshtim popullor edhe nga serbët edhe nga shqiptarët do të zbehet, sepse siç kemi cekur edhe më herët me zotin Haradinaj dhe me zotin Thaçi në qeveri pretendohet që meqenëse kanë qenë pjesë e UÇK-së, do të mund t’i menaxhojë pakënaqësitë gjithë popullore.Këtu qëndron ideja pse nëse hyn në qeveri zoti Haradinaj mund t’i jepet një status special veriut”, thotë ai.

Ndërkaq, politologu Behlul Beqaj thotë se çështja e e veriut ka dalë jashtë mundësive të faktorit vendor, i cili siç thotë ai, vetëm sa do ta justifikojë zgjidhjen e përgatitur nga jashtë.

“Këtë (implementimin e zgjidhjes që ofrohet nga ndërkombëtarët) ka mundur ta bëjë gjithkush, por pasojat e reaksionit të qytetarëve nuk do të ishin të njëjta ngase detonator i gjendjes, kryesisht është koalicioni PDK-AAK” thotë ai.