Hidromorava

Thaçi: Albini ka qëllime tjera, nuk ka qëllim me i ndihmu shqiptarët e Maqedonisë së Veriut

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëllime tjera dhe nuk ka qëllim t’i ndihmoj shqiptarët e Maqedonisë së V.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Thaçi tha se në garën për zgjedhjet e 24 prillit në Maqedoni të Veriut, këtë gjë ua ka treguar qytetarëve pasi sipas tij dëshiron të jetë i sinqertë me ta.

“Shumë na e keni ngushtuar hapësirën si Kosovë. Pse po e them. Se ne çdo kërkesë që e vendosim mirë, natë e ditë e analizojmë, pyesim profesorë, diplomatë që kërkesa jonë të mos shkoj ndesh me gjendjen në Kosovë. A ju lutem por ne si mundemi, 900 mijë njerëz, a e dini çfarë komuna kemi ne ka 150 mijë banorë krejt shqiptarë. ‘uuu na jepni Zajdenicën boll është’…për besë po. Këtë që e kërkon Serbia në Kosovë boll është por nuk flasim me këtë fjalor. Pa diskutim është paralele e drejtpërdrejt që shkon dëm. Nuk flasim me këtë për shkak se gati bashkësia ndërkombëtare, perëndimi e ka humb ndjeshmërinë e tolerancës ndaj neve shqiptarëve për shkak të halleve të veta që. Ne shumë kujdes kemi kur flasim”, tha Thaçi në Tëvë1.

Mobi Casa

Ai shtoi se diskursi i shqiptarëve të Kosovës se dëshirojnë ta bëjnë “Shqipërinë e Madhe” e “Shqipërinë Etnike”, është në dëm të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.

“Shqipërinë e doni ju, doni ta bëni ‘Shqipërinë e Madhe’, doni ta bëni ‘Shqipërinë Etnike’. Edhe unë jam i detyruar para njerëzve të mi të flas me përgjegjësi dhe t’u them, Albini vëllazën ka qëllime tjera, nuk ka qëllime me u ndihmu juve shqiptarëve të Maqedonisë. Jo që s’don, por nuk ka kurrfarë takati, nuk ka takat ai me bë këtë. Ne jemi përcaktua drejt hapësirës kulturore perëndimore qëllimisht po them kështu dhe mos e dëgjoni këtë politikë që ka të bëjë me inate grupore dhe.. edhe unë bëjë pjesë, nuk jam melaqe unë”, deklaroi Thaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.