GRANDEMALL

Hoxhaj: Nëse s’ka viza duhet të shohim si të sillemi me BE-në

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një interviste për “Zërin” ka theksuar se nëse vendimi për liberalizimin e vizave nuk jepet këtë fundvit, atëherë Kosova duhet të shikojë se si do të sillet më tej në raport me Bashkimin Evropian, shkruan Gazeta “Zëri”.

“Kosova tashmë i ka përmbushur 95 kriteret e vëna për liberalizimin e vizave, andaj nuk ka asnjë arsye që Bashkimi Evropian të mos e përmbyllë këtë proces”. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste dhënë për gazetën “Zëri” zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili ka vlerësuar se vendimi mbi këtë çështje duhet të jepet në dhjetor të këtij viti. Në të kundërtën, sipas tij, si arsye e mosdhënies eventuale të vendimit për vizat mund të merret vetëm një lloj “albanofobie”, e cila ekziston në disa kryeqytete evropiane. Por në rast se vendimi nuk jepet në këtë fundvit, Hoxhaj ka konsideruar se Kosova duhet të shikojë se si do të sillet më tej në raport me BE-në.

FIDANISHTJA

Ish-shefi i diplomacisë kosovare gjatë intervistës për “Zërin” ka folur edhe për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, me ç’rast ka vlerësuar se spektri politik duhet të jetë unik rreth kësaj çështjeje. “Në negociata elitat politike duhet ta tejkalojnë përvojën aktuale dhe tejkalimi i përvojës aktuale ka të bëjë me atë kur ne tregojmë vullnet politik dhe shkojmë të gjithë në Bruksel”, ka potencuar Hoxhaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.