Hillary dhe Bill Clinton më të lumtur se kurrë

Për katër vjet, Hillary Rodham Clinton udhëtoi nëpër botë si Sekretarja e Shtetit të administratës së presidentit Barack Obama, derisa bashkëshorti i saj, ish presidenti Bill Clinton, jetoi një jetë paralele me ligjërata dhe konference në hemisfera të ndryshme.
Ata komunikuan pothuajse gjithë kohën me telefon. Ata rrallë ishin në një kontinent, e lërë më në të njëjtën shtëpi.
Por këtë vit, gjithçka ka ndryshuar: Për herë të parë në dekada asnjëri nuk janë të zyrtarë të zgjedhur ose kandidat.
Të dy po punojnë në biznesin familjar jo fitimprurës të sapoemëruar me emrin Fondacioni Bill, Hillary dhe Chelsea Clinton që do të ketë hapjen javën e ardhshme në New York.
“Ishim në shtëpi shumicën e kohës tani se në vjetët e fundit. Po kalojmë kohë të mrekullueshme, qeshim me qentë tanë, shikojmë filma komik, ecim shumë dhe shkojmë për not”, tha Hillary Clinton, shkruan Huffpost.
“Është mrekulli”, thotë ajo, “sepse kam qenë në këtë për 20 vjet, dhe kisha dëshirë të madh të kisha më shumë kontroll në kohën dhe jetën time, të kaloj shumicën e kësaj kohe me familjen time dhe miqtë e mi, të bëjnë gjëra që më pëlqejnë dhe që më relaksojnë dhe t’i kthehem punës të cilën e kam bërë në pjesën më të madhe të jetës sime”, theksoi ajo.