“Met Gala ime e parë”, Bebe Rexha publikon të tjera fotografi nga paraqitja ikonike në eventin vjetor më të madh të modës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka bërë një debutim mahnitës në Met Gala, një nga ngjarjet më të rëndësishme të modës në botë, që u mbajt të hënën mbrëma në New York.
E njohur për stilin e saj të guximshëm dhe praninë e saj karizmatike, Bebe ka ndarë në Instagram disa fotografi nga paraqitja e saj e parë në tapetin e kuq të Met Gala-s.
Ajo shkëlqeu në një fustan të dizajnuar nga fituesi i “Project Runway”, Christian Siriano, i cili u kujdes për çdo detaj të këtij momenti të veçantë.
Veshja e Bebe Rexhës ishte një kombinim elegant dhe sensacional: një xhaketë e shkurtër pa reçipeta, me dekolte të thellë dhe mëngë me thekse të bardha, e kombinuar me një korse të ngushtë që theksonte linjat e saj trupore, e cila kalonte më pas në një fund me tyl.
Pamjen e kompletoi me doreza rrjete të zeza dhe bizhuteri me shkëlqim, përfshirë një varëse të gjatë me diamante që i jepte edhe më shumë hijeshi.
Në një postim në Instagram, Bebe pozoi pranë stilistit të saj, duke shkruar: “Jam shumë e emocionuar për Met Gala-n time të parë. Shumë e lumtur që është me ty. Të dua @csiriano”.”.
Met Gala e këtij viti kishte si temë ekspozitën pranverore të Costume Institute, që i kushtohej “Black Dandyism” — një koncept që përqafon stilin, identitetin dhe ndikimin kulturor të burrave me ngjyrë në histori dhe modë.
Ndër bashkë-prezantuesit e mbrëmjes ishin yje si Colman Domingo, Lewis Hamilton, A$AP Rocky dhe Pharrell Williams.
Për Bebe Rexhën, kjo paraqitje shënon jo vetëm një moment të rëndësishëm në karrierën e saj, por edhe një prezantim të denjë të stilit dhe identitetit shqiptar në skenën më të lartë të modës botërore. /Telegrafi/