Mobi Casa

Heronjtë nuk mundë t’i nderoni me fjalë, ata do t’i nderoni, kur ta zhvilloni vendin

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Nga Gani Sadiku – Nuk nderohen familjet e dëshmorëve e posaçërisht familja Jashari, duke folur fjalë të mira për ta dhe për vendin. Nuk nderohen të rënët, as duke i kujtuar një herë në vit.Nuk nderohen as duke i lavdëruar për veprat sublime të tyre, dhe duke u thurrë fjalë të mëdha. Ata nuk dëgjojnë më, ata nuk janë me ne, për t’ua rrahur krahët, por ata janë në çdo vend, janë kudo, në çdo shtëpi e në çdo zemër.!

Ne po i lavdërojmë, ndërsa heronjtë po na mallkojnë. Nuk nderohen heronjtë duke ia shtuar plagët Kosovës.

Ata do të nderoheshin më shumë se çdo fjalë që e thuani, sikur ju, ta zhvillonit vendin,. Sikur ne ta bënim vendin të dashur e të jetueshëm edhe për familjet e të rënëve. ” Unë jam mirë kur Kosova është mirë”.

Ne jemi të prirur t’i lavdërojmë ditën e t’i shajmë natën. T’i përqeshim, e t’i vjedhim. T’ua rrahim krahët e t’i vrasim në pabesi.

FIDANISHTJA

Nuk ka familje e dëshmorëve që kënaqet me gjendjen që na e sollët ju, që ditë e natë i lavdëroni të rënët e tyre. Nëse ju se zhvilloni shtetin dhe nëse e vidhni, fjalët për të rënët i keni vetëm farsa boshe, i keni vetëm për ta ngritur veten në kurriz të tyre. Ata s`kanë nevojë as për lavde as për fjalë, ata e bënë vet historinë tonë.

As heronjtë por as ne, nuk e kemi ëndërruar Kosovën të tillë, kështu e bëtë ju, politikanë, ju komandantë të Rognerit, e bënë artistët, këngëtarët, mjekët, akademikët, e kush jo.? Të gjithë kontribuuat për mbrapsht.! Me sa kaçik patët, e sollët n’këtë derexhe. E vodhët e nëpërkëmbët, e sakatosët, në vend se ta lulëzonit si u erdhi n’kuti. Ju e përgjakët ardhmërinë e brezave. Ju e vodhët lirinë e tjerëve, paranë e popullit, ju e zaptuat dijen, i zaptuat spitalet, e shkollat, e tash ju po e lavdëroni më së shumti, ju jeni shëmtia e së ardhmes. Ju na e latë vetëm ajrin e ujin, se ato s’mundët të na e ndalni, pa na u ndalë gjaku që rrjedh nëpër damarët tonë të vuajtur. Pa na u ngri loti në sy, dhe pa na u ndal fjala në buzë.

Sot s`ka kush që shkruan e që vajton më mirë se ju që vratë në pabesi, s`ka kush që dinë t’i ngushëllojë nënat që vetë ua vratë bijtë, dhe s`ka kush që lidhet më shumë për të kaluarën sepse s`keni as të tashme dhe as të ardhme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.