ZN

Kur ideali takon vizionin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Arben Kurteshi – Duke filluar nga rilindasit si Naimi, Noli, Çajupi, Migjeni, dhe shumë të tjerë, por edhe nga themeluesit e shteteve shqiptare, si Ismail Qemali, Isa Boletini, Ibrahim Rugova, dy Bacat Adem Jashari e Adem Demaçi, vetëm duke i njohur dhe vlerësuar këta frymëzues të mëdhenj, mund të ndërtojmë një të ardhme të ndritur.

Këta rezistues e inkurajues kombëtarë ideal e kishin lirinë dhe vizion shtetin.

Edhe sot, nëse ideal e kemi zhvillimin dhe vizion e kemi shtetin, mund të ngrihemi dhe të ndërtojmë një vend të denjë, të zhvilluar e të fortë për qytetarët.

Mobi Casa

Por, derisa ideal mbetet kolltuku dhe vizion pushteti, nuk mund ta zhvillojmë shtetin tonë në nivelin që synojnë Evropën.

Kur të mësojmë të vlerësojmë historinë, testamentin e udhërrëfyesen tonë dhe mendjet e ndritura që na udhëhoqën, dhe kur të përqafojmë zhvillimin me përkushtim, e kur ta kuptojmë se si të përdorim gjithçka si shteg drejt arritjes së madhe, atëherë do ta çojmë vendin përpara, përtej pritshmërive, në të mirë të çdo qytetari të vendit e kombit.