UBT

Haziri viziton familjen e Adem Salihut, në 15 vjetorin e vrasjes

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Për nderë të shënimit të 15 vjetorit të vrasjes së Adem Salihut nga forcat serbe në fshatin Malishevë, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga deputetja Lirije Kajtazi, ka vizituar sot familjen e Ademit.

Kryetari Haziri është shprehur se sot është i pranishëm në famijen e Ademit për të nderuar sakrificën e tij dhe të martirëve e dëshmorëve të tjerë që u vranë në Malishevë.

“Sot e respektojmë Malishevën, dëshmorët e martirët, familjen tuaj dhe çdo familje të dëshmorëve e martirëve, të cilët dhanë bijtë e tyre më të mirë për çlirimin e vendit. Ne e bashkëndjejmë dhimbjen e familjarëve që 15 vite më parë humbën më të dashurit e tyre. Gjaku i Ademit dhe të tjerëve sot është bërë dritë”, tha Haziri.

Eco Higjiena

Kreu i Gjilanit theksoi se të gjitha familjet e dëshmorëve dhe martirëve do ta kenë kujdesin e Komunës së Gjilanit në vazhdimësi.

Ndryshe, më 16 prill të vitit 1999, forcat militare e paramilitare serbe, në egzodin e zhvendosjes së banorëve të Malishëvën, kanë vrarë Adem Salihun së bashku me nipin e tij Naser Nezirin dhe disa të tjerë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.