Uji Dea

Haziri: Rreth 600 mijë euro investime në ujërat e zeza në Dobërçan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencë me gazetarë te premten, ka konfirmuar nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në vlerë prej rreth 600 mijë euro, për investimin në tretmanin e lumit dhe investimin në rrjetin e kanalizimit në fshatin Dobërçan.

“Lajmi shumë i mirë për fshatin Dobërçan është investimi i kanalizimit dhe tretmanit të ujërave të zeza në këtë fshat që do ta fuqizoj edhe më tutje angazhimin e këtij fshati për pastërtinë dhe kujdesin ndaj ambientit. Është angazhim i përbashkët me Qeverinë për finalizimin e këtij projekti dhe me këtë rast falënderoj ministrin Fatmir Matoshi për mbështetjen në këtë projekt i cili ishte në pritje”, ka thënë kryetari Haziri.

ARKATANA

Ai ka falënderuar banorët e fshatit për iniciativat e shumta që kanë marrë dhe kujdesin e përditshëm për pastërtinë, ambientin dhe pronën publike.

“Ky është solidaritet i plotë me fshatin Dobërçan dhe shoqatën “17 shkurti” e cila fuqishëm është mbështetur nga bashkatdhetarët tanë, që e mbajnë pastërtinë, bëjnë mirëmbajtjen dhe e ruajnë pronën publike në komunitet tash e 26 vjet. Ky është rasti që ne po hyjmë në një projekt të përbashkët për ta zgjidhur problemin kryesor dhe largimi i kanalizimit nga lumi, e kthen në përparësi absolute këtë fshat i cili është shembull dhe model i mirë i angazhimit të gjithë komunitetit atje”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri, derisa ka konfirmuar mbështetjen edhe në të ardhmen./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.