Mobi Casa

Haziri rikonfirmon bashkëpunimin me Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka aprovuar kërkesën e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të luftës së UÇK-së në Gjilan dhe familjes Bahluli, për ta bërë rivarrimin e eshtrave të dëshmorit Mehmetali Sh. Behluli, më 17 shtator 2021.

Kjo është konfirmuar pas takimit të kryetarit Haziri me kryetarin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Gjilan, Rashit Ymeri.

UBT

Ai ka thënë se bashkëpunimi i Komunës me të gjitha shoqatat e dala nga lufta do të jetë në vazhdimësi.

“Komuna e Gjilanit ka aprovuar kërkesën dhe merr përsipër organizimin e ceremonisë dhe procedurave zyrtare për rivarrimin e dëshmorit nga fshati Dobërçan, Mehmetali Behlili, për në lokacionin e varrezave të dëshmorëve. Ne ia kemi për borxh që të varroset pranë shokëve të tij në lokacionin e varrezave të dëshmorëve, atje ku e kishte vendin. Është mirë që familja tashmë ka pranuar që të bëhet rivarrimi dhe institucionet komunale do të bëjnë të gjithë ceremoninë duke respektuar të gjitha rekomandimet dhe urdhëresat në kohë pandemie”, ka thënë Lutfi Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.